Ndonëse politikani “problematik” i Kosovës gjendet në burgjet e Hagës duke u mbajtur në paraburgim, Hashim Thaçi pas vetes në Kosovë ka lënë piunët e tij, të cilët ende zbatojnë urdhrat e tij.
Këta piunë nuk po munden të çlirohen nga ai, ndonëse shefin e tyre nuk e kanë vërdallë.
E tillë është edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është çkapur plotësisht nga shefi i tyre.
Ai atyre ua ka lënë “amanet” që ta luftojnë Vetëvendosjen në çdo mundësi, në çdo vendim e në çdo gjë ku ata kanë mundësi të krijojnë probleme dhe ngërçe politike.
Ndonëse në Kushtetuese ishte dërguar lënda për votën e Etem Arifit, Gjykata Kushtetuese në krye me Arta Rama Hajrizi, u mbështet për muri në këtë lëndë, por ata thanë se nuk dalim me ndonjë vendim, pa e dëmtuar Vetëvendosjen.
Pa asnjë arsye të fortë, ata ndërruan kahjen e aktgjykimit, duke mos e specifikuar Etem Arifin dhe votën e tij, por e nxorën një vendim që konsiderohet politik, duke ia mohuar mundësinë e kandidimit Albin Kurtit.
Ku ishte kjo Gjykatë kur Kurti garojë për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2019?
Ku ishte kjo Gjykatë kur Kurti mori mandatin e kryeministrit të Kosovës në shkurt të vitit 2020?
“Qeverinë Hoti po e rrëzojmë se s’kemi kah shkojmë, po hajt se edhe Kurtit po i nxjerrim problem se s’bon ky me fitu kaq kollaj”, duhej të kenë thënë këta të Kushtetueses.
Se është e kapur nga Thaçi, e dëshmon edhe vendimi i datës 29 maj 2020, kur totalisht e ndërruan vendimin e vitit 2014, duke thënë se çdo kush e ka të drejtën të formojë qeverinë, veç a i ka numrat. Kjo nuk ishte në vitin 2014, kur Thaçi ishte i pari.
Jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese Hashim Thaçi ka lënë pas piunët e tij. Gjygjësori e prokuroria, madje edhe policia, mbeten të kapura kur ai u nis në Hagë. Por, policia u “çlirua” kur Rashit Çalaj u shkarkua. Ai së fundmi aderoi në partinë shpirtërore të Thaçit, PDK.
Edhe RTK-ja që ishte komplet e kapur nga ai, ka filluar të kthehet në normalitet.
Analistëve që në gjak e kishin PDK-në, ju jepte hapësirë të madhe televizive për t’i sulmuar kundërshtarët politik.
Kur Thaçi shkoi, ata nuk ndiheshin më të sigurt në RTK dhe filluan të “aderojnë” zyrtarisht në PDK.