Kompromisi më i mirë e real që duhet pranuar të dy palët maqedone-bullgare janë:
- Që qeveria e Zaevit të pajtohet me egzistimin e qytetarëve bullgarë në Republikën e Maqedonisë Veriore, po edhe bullgarët të pranojnë egzistimin e qytetarëve maqedonas në Republikën e Bullgarisë;
- Që qytetarët bullgarë të konkurrojnë e të kërkojnë të drejtat e tyre në RMV me anë të partive politike bullgare, po edhe maqedonasit me anë të partive maqedonase në Bullgari të kërkojnë të drejtat e tyre maqedonase;
-Që të ju njihet gjuha bullgare e shkollat bullgare në Maqedoni, po të njihet edhe gjuha dhe shkollat maqedonase në Bullgari
-Që të ju njihet kultura, festat shtetërore e nacionale bullgare;
-Që gjatë regjistrimit të ju lejohet përveç maqedonasve, shqiptarëve, vllahëve turqëve, serbëve, romëve të pranohet edhe nacionaliteti bullgar.
Ky do jetë kompromisi më i mirë e më i logjikshëm për të dy palët maqedone e bullgare.