Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV) ka dënuar me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë pse ata kërkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!?
Çfarë absurditeti a thua se këta janë dënuar nga një Gjykate e Malit të Zi apo të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës.
Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik dhe vendimi i shpallur nga komisioni zgjedhor i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe deputetëve të VV që të mos kandidojnë.
Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani.
Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot antiKurti veçanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin Kurtit për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë Kurti në Mars të vitit 2020.
Ky i tanishmi është një komplot juridiko-politik, i cili shpreson se duke mos e lejuar Kurtin që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputete gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetëm LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jipej mundësia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo Kurti me Osmanin.
KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin , por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombëtare dhe të Republikës së Kosovës.
Ajo është tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputet ish deputetet të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të moskandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën.
Dhe një pyetje kam për Gjykatën, për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë Kurti: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019 ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan arsyet dhe kauzat e Vetëvendosjes: reciprocitetin, luftën kundër krimit e korrupsionit, ligjin dhe shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe.
Si do të dalin para opinionit publik gjithë shqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e të vendosur të kufijve të Kosovës, pacënueshmërinë territoriale dhe të interesave kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)