2 milionë qytetarë të Kosovës, në pritje të vaksinës Covid-19?!

Opinione

2 milionë qytetarë të Kosovës, në pritje të vaksinës Covid-19?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:28
Ismail Muçiqi

Situata epidemiologjike ne Botë ka bërë që po thuajse se të gjitha shtetet prioritet nacionalë të vendosin çështjen e menaxhimit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetareve nga Epidemia Covid 19. 

Në bazë të statistikave zyrtare të institucioneve Botërore të Shëndetësisë Kosova radhitet në vendin e 9 në Botë me numrin e të vdekurve nga Virusi Covid 19. 

Po ashtu ne bazë të grafikonit zyrtarë Kosova radhitet në vendin e 178 të Shteteve të Botës me menaxhime të dobët të kësaj sëmundje misterioze. 

Qeveritë e Shteteve të Ballkanit ka kohë që janë mobilizua për sigurimin e vaksinës duke nda fonde dhe duke vu kontakte me institutet përkatëse të cilat e prodhojnë  vaksinën për ta shpëtuar popullsinë. 

Ky vaksinonim po zhvillohet me intensitet në të gjitha shtetet e Ballkanit. 

Kështu Serbia deri tani ka vakcionue mbi 300 mijë qytetarë të saj. 

Një procese i këtillë po vazhdon edhe në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri, Mali i Zi dhe në Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimore. 

Mjerisht edhe kësaj radhe institucionet përkatëse të Shtetit të Kosovës nuk ishin në nivelin e detyrës. Menaxhimi at/hoke, më shumë duke kritikuar rivalët politikë bëri që Kosova të radhitet në shkallën e grafikonit një nga shtetet me vdekshmëri më të lartë. 

Ishim dëshmitar të kohës se si u menaxhua kjo Epidemi gjithandej vendeve të Bashkimit Evropian. 

Shumë Qeveri dhe Kryeministra të shteteve përkatëse edhe në vendet të quajtura më Demokratike aplikuan masa drastike duke vu nën kontroll parandalimin e këtij Virusi. 

Qytetarët e Kosovës të cilët po jetojnë nën ankth duke u rrezikuar nga kjo sëmundje janë në pritje me shpresë se ndonjëherë do të arrijë vaksina në Kosovë. 

Koha po tergonë se nga Qlirimi dhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ky vend vazhdimisht u sfidue nga institucionet të brishta, të pa përgjegjshme të cilat asnjëherë nuk i kryen punët si duhet për qytetaret dhe shtetin. 

Në këtë kohë të vështirë kur Pandemia nuk ka të ndalur dhe po merë  jetë  të njerëzve, instuticionet përgjegjëse të vendit - po mirën me fushatën parazgjedhore, ku preokupim kanë interesin karrieriste dhe materialë grabitjen e ndonjë pozite në zgjedhjet e ardhëshme. 

Të dhënat statistikore tregojnë se në bazë të numrit të popullsisë në Kosovë, numri i testimeve të qytetareve, të infektuarve dhe numri i personave të vdekur Kosovën e  radhisin një ndër vendet me menaxhimin më të dobët të kësaj sëmundje. 

Qeveria në detyrë nuk u krekos shumë për mobilizimin e të gjitha mekanizmave për parandalimin menaxhimin e sëmundjes dhe për sigurimin me kohë të vaksinës. 

Partitë politike më shumë harxhuan energji duke akuzuar njëra tjetrën për qëllime politike se sa që u preokupuan shumë apo u mobilizuan për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ato me retorikën e tyre "fallco" përmes fjalorit folklorik akuzuan njëra/tjerën se kush më shumë po e mbron demokracinë dhe anasjelltas, dhe kush po aplikon masa administrative duke i dhënë ngjyrë ideologjike  të karakterit diktatorial. 

Koha po tregonë se sistemi demokratik pa vlerë, pa normë dhe pa kodë të sjelljes është rruga që e dërgon vendin në poligonin e anarkisë. 

Askund në Botë asnjë sistem q/fardo qoftë  ku puna sjellja dhe përgjegjësia nuk është zbatue në bazë të ligjeve dhe Kushtetutes së ati vendi progresi dhe stabiliteti ka mungue. 

Tani shtrohet pyetja ku është përgjegjësia e instuticioneve të Kosovës të cilat ende nuk kanë arritur ta sigurojnë të paktën një vaksinë për qytetarët në pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat