Pastaj i hidhëroheni BE-së pse s'ua jep edhe gjënë më të vogël të liberalizimit të vizave për qytetarët tuaj të Kosovës. Si do t’ju pranojnë, kështu, me këto shëmtira gjyqësore kosovare të cilët punojnë prapshtë e kundër drejtësisë, punojnë për kriminelët e kundra shtetit, mbrojnë vjedhësit e mëdhenjtë të shtetit e jo masën e pafajshmit e të varfër kosovare.
S’dimë, me cilët shtete botërore ta krahasojmë Kosovën sipas këtyre të këqijave të pista kriminele kulmore. Të “reketohet” buxheti i shtetit deri në palcë e të shpërblehen me liri kriminelët që e zhvatën mizorisht këtë republikë, kjo ndodh vetëm në Kosovë e askund tjetër në botë.
Si është e mundur kokat elitare shtetërore të korruptohen thellësisht me miliona euro e gjyqet të shtiren sikur s’kanë bërë gjë.
Kujdes, se veprimet e poshtëruara e të turpshme të gjykatave në Kosovë mësojnë edhe popullatën se qysh më shumë të kriminalizohen e skandalizohen.
Në republikën e Kosovës një gjykatës është më i rrezikshëm sesa 1000 kriminelë serbë, funksionarët tuaj sa më shumë të vjedhin aq më mirë e më të autoritetshëm bëhen, sa më shumë të bëhen të ndershëm aq më të këqinj e të nënçmuar bëhen. Kosova është në hall prej elitës politike që pakufi janë duke e zhvatur apo “reketuar” shtetin e Kosovës.
Nëse vazhdoni me zhvatje të pasurisë shtetërore, republika e juaj e Kosovës për pak kohë do shpërbëhet e do ua marrë përsëri Serbia.