Serbia po bën thirrje të (fshehtë)për ardhje të madhe të serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentar (14 shkurt 2021).
Çfarë ka bërë gati Serbia me programin e saj të (fshehtë)që u bën thirrje për ardhjen e madhe të serbëve të “shpërngulur” në Serbi dhe, siç thuhet në qarqet e kësaj nisme,që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare për të shpëtuar frymën e identitetit kombëtar dhe “tokës së shenjtë të Kosovës” (siç!).
Do të ishte mirë që institucionet e shtetit të Kosovës të marrin këtë nismë në shqyrtim dhe në asnjë mënyrë mos të lejohet ,që përmes projektit të njohur të “dyndjes së madhe” të bëhet kthimi i madh i serbëve në Kosovë përmes lojës politike për zgjedhjet parlamentare dhe,siç thuhet zëshëm për të shpëtuar shpirtin serb në “tokën e shenjtë” të analeve të gënjeshtrës së madhe nëpër historinë e miteve dhe të mashtrimit para botës!
Kujdes nga programi i “dyndjes së madhe” të kthimit të serbëve në Kosovë më 14 shkurt 2021!
Lumi fle, Serbia nuk fle...!