Çka ka lidhje për neve se cili prej tyre ka qenë më 'sikushi' e 'më i mirë', Rugova apo Demaçi!
Ata janë të vdekur.
Kush ka kohë sot të merret me ideologji nekrofile, ai i ka nëntë jeta.
Demaçi nuk ishte i VV-së, as i PDK-së.
Rugova nuk ishte i LDK-së.
Të dy në mënyrat e veta ishin të të gjithëve, pa e përjashtuar askënd!
Nuk krahasohet Demaçi me Qosjen, se Qosja ka rrnu si'car', e ka marrë pensionin e Serbisë '7 Juli' dhe pa pushiat ka 'shitur' mend dhe kurrë, ama kurrë nuk i ka munguar një qime floku.
Nuk krahasohet Demaçi me Qosjen, se nuk është fer.
Filozofia paqësore e Rugovës ka dështuar.
Pa dështuar politika paqësore e Rugovës, nuk do të ndodhte Lufta.
Lufta e bëri Rugovën të ndjehet inferior.
Ne s'duhet të merremi me idetë e vdekura dhe të vrara në luftë.
Filozofia paqësore e Rugovës (e para) u vra në luftë.
Pra, ka qenë normale me provu m'u çliru me paqe, dhe ka qenë normale me mendu si Demaçi, që lufta vetëmbrojtëse ishte e pashmangahme.
Çdo shqiptar që ka pasur mend, që nuk ka bërë tregti me paqen (si qeveria në ekzil) dhe që u bë çirak prej saj, ka qenë për luftë.
UÇK ishte e shenjtë për Ne në atë kohë.
Tjetër gjë që trashëgimtarët politikë të saj e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën kaq armiqësisht, kaq vrazhdtë..
As LDK s'mund ta shfrytëzojë më Rugovën e vdekur për me ndjerë veten gjallë.
As PDK nuk mund ta shfrytëzojë më Luftën për ta keqpërdor pushtetin.
Edhe Rugova, edhe UÇK, Ju kanë braktisur.
LDK ka mbetur e varur nga varri i Rugovës, si valigje me memoare të pashkruara.
PDK ka mbetur në Enver Hoxhajn euforik e naiv.
Ai po e lufton PDK-në më mirë se që so ta kishte luftuar më i madhi kundërshtar i PDK-së.
Sakrifica tjetër gjë. Se a është më e rëndë të rrish në burg aq gjatë, sa i nevojitet planetit të vdekjes (Saturnit) të sillet rreth Diellit, apo të jetosh si Rugova në burg publik, për neve sot nuk është aspak me rëndësi.
Ata kanë vdekur.
Fati i tyre nuk trashëgohet.
Vepra e askujt nuk trashëgohet.
Vdekja është e 'padobishme', njerëzit e vdekur janë të e 'papërdorshëm' .
P.Sx Thjesht duhet të krijojen liderë të rinj dhe lideri i vetëm në Kosovë tash është Albin Kurti!
Kosova nuk e ka luksin të merret me 'debate të vdekura'.