Kundër LVV, Kurtit dhe kundër Osmanit janë: padrejtësia,korrupsioni, hajnija, tradhtia dhe ankthi, fanatizmi, frika e paniku i humbjes që ka mbërthyer politiën e vjetër.
Kundër LVV, kundër Albinit por edhe kundër Vjosës e dhe deputetëve të tjerë të Listës janë elita e vjetër politike si ajo e Kosovës, por jo vetëm ajo por edhe elita e vjetër politike në Shqipëri, pasi atyre nuk u pëlqen ndryshimi sepse ato duan me cdo kusht mosndryshimin e statu quosë.
Kundër LVV-së dhe kundër fitores së sajë janë jo pak media e mediatucë mercenarë, servilë e shërbërorë të pushtetit e të politikës së vjetër.
Kundër tyre është edhe politika serbo-ruse dhe ajo e disa qarqeve politike sllavofile në disa vënde të BE-së pasi atyre u duhet dhe u shkon përshtati politika e vjetër si ajo në Shqipëri ashtu edhe ajo në Kosovë, sepse politika dhe elita e vjetër politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri i mbajnë peng të dy shtetet shqiptare si vëndet më të prapambetura në Europë në rrugën e zhvillimit,progresit, të mosshtetndërtimit modern e ligjor dhe të fundit në rrugën e integrimit europian dhe si vëndet e shtetet me korupsionin ,hajninë institucionale, papunësisinë dhe eksodin më të lartë në Europë.
Më poshtë po argumentojmë se përse politika e vjetër në Kosovë bashkë me instrumentet e saj bëjnë maksimumin që KURTI të mos kandidojë për deputet.
PDK e LDK janë në kundërkohë.
E kanë të kotë si Partia Demokratike e Kosovës ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kot të dyja që po harxhojnë energji negative gënjeshtrash e mashtrimesh pasi atyre nuk u besojnë më shumica e shqiptarëve.
Ato më së shumti le t’u shërbejnë LDK-së e PDK-së si vetëmashtrime dëshpëruese dhe emocionale dhe sa për përpjekje për të penguar rrjedhjen e elektoratit të tyre të mëparshëm drejt VETËVENDOSJES, Albinit dhe Vjosës.
Disa fantazer e vetëmashtrues deklarohen se LDK-ja po ngrihet dhe ata të PDK-së se PDK-ja po bën rimëkmbjen dhe do ta rimëkëmb Kosovën, ku këtë rimëkëmbjen mesa duket PDK-ja dhe E. Hoxhaj e ka marrë si slogan sinonimi nga Rilindja Socialiste e Edi Ramës.
Të dyja ato parti, pra LDK+PDK janë autorët dhe shkaktarët e rrëzimit dhe të rrënimit të Kosovës , dhe po ato premtojnë ngritjen dhe rimëkëmbjen e saj.
Jo, jo nuk mund të mashtroni publikun me djallzi dhe hipokrizira sloganesh mashtruese.
Shkoni një herë në opozitë, merrni ndëshkimin popullor për mëkatet dhe zullumet që i keni bërë Kosovës dhe popullit të saj, e pastaj pas shumë kohësh mund të filloni të premtoni dhe të bëheni alternativë e besueshme. Sot ju të dyja PDK-LDK jeni dështakët e mëdhenj që e cuat Kosovën drejt falimentimit.
Sot ju jeni në kundërkohë, si PDK ashtu edhe LDK, sepse koha e tanishme nuk punon për Ju, pasi kjo e tashme kohore është kundër jush, sepse ju e keni tradhtuar dhe keni punuar kundër kohës , kundër demokracisë, kundër shtetit ligjor, kundër interesave kombëtare,dhe keni sjellë e prodhuar korrupsion , hajni, tradhti, mjerim , varfëri, vjedhje ,eksod etj.
Dhe do ju duhet shumë kohë në opozitë që fillimisht të filloni ngritjen dhe rimëkëmbjen brënda jush si parti, brënda partive tuaja; do ju duhet shumë kohë që të vetëpastroheni dhe të vetëVETING-oheni moralisht, demokratikisht, juridikisht dhe patriotikisht sepse qenia e juaj në pushtet dhe në qeverisje prej 20 vitesh ju ka konsumuar aq shumë sa që ingranazhet tuaja politike u janë ndryshkur nga nepotizmi, hajnija, korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe nga tradhtia.