Po të krahasojmë dy forcat politike: atë të Partisë Demokratike me atë të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit rezulton se Partia Demokratike ka një trashëgimi politike historikisht shumë më superiore dhe më të avantazhuar se sa Partia Socialiste.
Këtu sot do të ndalem në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si deputetë,ministra , qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku Partia Socialiste; rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë Demokratike.
Partia Demokratike gjithmonë për deputetë, kandidaturat i ka zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet; ka zgjedhur personalite me reputacion dhe që gëzojnë respekt qytetar, ndërsa Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë sjellë nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj kanë deklaruar se ata as që i njohnin se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet.
Edhe drejtuesit e administratës shtetërore, drejtorët e drejtorive qëndrore si dhe asaj vendore në Durrës janë emëruar nga Kryeministri dhe nga ministrat nga Tirana ,nga të afërmit dhe miqtë e miqtë e miqve të tyre.
Kështu ka ndodhur gjithmonë me Partinë Socialiste,por kulmi i injorimit që i është bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit të cilit Edi Ramaia ia dha me koncesion PS-në e Degës Durrës, pasi dhe prandaj Partia Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur pushteti Dako-Rama.
Ndryshe komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i deputetëve dhe drejtuesve të degës PD-së Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani, Albana Vokshi etj.
Por, ajo e cila ia bën gjyqin dhe që ka si “meritë” të madhe Partia Socialiste është puna shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me Miri Hotin, Lefter Kokën dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin, për meritën e madhe të tyre për rrënimin që ata i kanë bërë qytetit të Durrësit. Durrësi është rrënuar tërësisht, dhe tashmë ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm beton ka kudo, dhe si pasojë qyteti i Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik dhe as historik sepse është betonizuar madje edhe Plazhi; janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike, pra Durrësit nuk i kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e cila përbën një krim të jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik, turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.
Dhe dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj krimesh.
Por, ndryshe nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang kombëtar i një krybashkiaku shëmbullor i cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, i cili u sherbeu aq mirë dhe me aq pëgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas prefekt i Dibrës.
Ishte fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit 1997 në pushtet erdhi trashëgimtarje e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20 vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën, gjelbrimin, trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.
Prandaj nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes së mbrapshtë socialiste.
Rilindjes Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve, i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në Durrës nga ku ata kanë siguruar fitime për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i Durrësit është qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit , trafikimit ; është qyteti i papunësisë dhe i eksodit, pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike do t’i vijë nga Durrësi.