Serbia nuk e ka ndërruar kursin politik dhe diplomatik lidhur më çështjen shqiptare të Kosovës.Kryetari i Serbisë,Aleksandër Vuçiç,në takimin e tij me presidentin e Francës,Makron nxori nga xhepat disa,,inovacione politike,,për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me ,,kompromise,,(sic!).
Po e (ri)përserisim se,shqiptarët dhe Kosova mbetën nën ambrellën e ish-Jugosllavisë (1918-1990) dhe të regjimit vrastar e shfarosës deri në shkallë të gjenocit të Serbisë(1844-1999),që,më përkrahjen e fuqive të mëdha (Amerika)me aleatët e saj evropianë u doli në krah të shpetimit dhe të ndarjes njëherë e përgjithmonë të dy popujve të shqipatrëve dhe serbëve,secili në rrugët e ndara dhe në tokën e vet.
Duke folur për çështjen shqiptare dhe të Kosovës,diplomati amerikan Richard Holbrook,pati thënë se,kur i dëgjoj kronikat e kohës nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Kosovë dhe koha ugurzezë,popull i shkelur pa të drejta,i denigruar në shkallën në mungesë të lirisë,i vendosur në kapertinat e ish-Jugsollavisë pa vullnetin e tij,më kujton thënien amerikane,,Martesë më pushkë,,(!).
Kryetari i Serbisë dhe pioneri i kryekriminelit Slobodan Millosheviq,Aleksandër Vuçiç,përmes projketit të tij antishqiptar dhe,duket sikur ,,harron,,realitetin historik se Kosova është shtet i pavarur i ndarë njëherë e përgjithmonë nga Serbia,çfarë do me të ashtuquajturin ,,projekt diplomatik,,të kompromisit me shqiptarët dhe me Kosovën...?
Në vitin 1999,shqiptarët dhe Kosova i ka kryer të gjitha kompromiset me Serbinë,përmes tërë katrahurave fashiste për shfarosje dhe gjenocid ndaj shqiptarëve,që, nuk janë parë qysh nga Lufta e Dytë Botërore(!).