Kosova, të arriturat dhe preokupimet

Opinione

Kosova, të arriturat dhe preokupimet

Nga: Tush Berisha Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Tush Berisha

Jemi në 21 vjetorine çlirimit të Kosovës nga zgjedha Serbe , si dhe në 13 vjetorin e shpalljes së Kosovës Shtet Demokratik Parlamentarë, i njohur ndërkombëtarisht nga më se 117 shtete të botës.Njohja, që ndodhi nga Izraeli me 1 shkurt 2021, theu heshtjen e njohjeve.

Mundi dhe sakrifica sublime historike e popullit shqiptarë pa dallime,ndër shekuj dhe ndër vite, si dhe ndihmesa jashtë zakonisht e madhe e ndërkombëtarëve, krijuan mundësinë e tillë që sot frymojmë lirshëm. Respekt gjithë të rënëve për liri, respekt udhëhësve te të gjitha periudhave, respekt gjithë popullit liridashës. Respekt miqëve tanë ndërkombëtarë.

I gëzohemi pa masë, gjithë të arriturave, të pas luftës. Dhe po ashtu duhet t’i gëzohemi pa masë edhe gjithë dashurisë që pat popullata e shenjtë për vendlindjen pas çlirimit, për shtet-ndërtim të Kosovës.Një veqori, që Europa e pa me një sy tjeter, e befasuar, në dashurinë e popullatës për atëdheun, i dha mbështetje të fuqishme, politike, ekonomike, dhe morale, e cila ndau shumë Fonde humanitare për projekte konkrete, pa kthim për Popullatën tonë.

I jemi mirënjohës, dhe meritat ju atriboj të gjithëve pa dallime, në formë apo në veprm.

Falë këtyre meritave, sot kemi një infrastrukturë dhe një zhvillim të gjithë anshëm modest si model në gjithë rajonin. Një popullatë mjaft aktive dhe me një motiv të jashtëzakonshëm për pune dhe zhvillim,tëorjentuar në ekonomitë e vogla dhe mjaftë cillësore e produktive.

Administrata, shëndetësia, arsimi dhe energjetika si dhe disa sektorë tjerë kan arritë përparime të dukshme por që lënë për të kuptuar se duhet ende punë dhe përkushtim shtetërorë dhe rend e ligj kushtetues. Jurispodenca, nën nivelin e duhur, për keqardhje.

Në përgjithësi,po thuajse në të gjitha sferat jemi para shteteve të rajonit dhe se koha po punon për ne, si më vitalët në rajon. Duhët të jemi realist. Duhet të jemi optimist.

A e ka Kosova komoditetin, pothuajse çdo vit të mbajë zgjedhje..!?

Jemi të vetëdijshëm, që jemi ende Shtet në tranzicion, por vallë sa do të zgjatë ky tranzicion, që ende nuk po mundemi të konsolidohemi.

Dihët që, tanimë pas 21 vitesh çlirimi nga zgjedha serbe, si dhe 13 vite pas shpalljes të Kosovës shtet Demokratik, si duket nuk nuk na mjaftojnë 8 palë zgjedhje Nacionale të parakohshme, dhe gati po aq zgjedhje lokale. Pyesim se nga ku, dhe nga kush e ka burimin kjo dukuri e pa zakontë për demokracinë. Normalisht nga politikanët dhe nga të zgjedhurit e pa përgjegjshëm të popullit, që gllabrojnë votat e popullit pa dhënë fare llogari.

-Politakanët dhe deputetët e pa përgjegjshëm

Me, apo pa dashje, disa subjekte politike, dhe disa lider, fare nuk qajnë kokën për interesat Nacionale. Fare nuk qajnë kokën për dëmin që i bëjnë demokracisë dhe shtet-ndërtimit. Thua se ,,jau ka lanë baba pronë shtetin’. Nuk e dijnë që sa gjaku dhe mundi e sakrifica, historikisht, është bë për këtë ,,copë shtet’’ që krijuam të gjithë së bashku me faktorinndërkombëtarë.Harrojmë ndihmesën e miqëve tanë dhe përbuzim rekomandimet e tyre.

-Mungesë modeli të qeverisjes

Është, kriju përshtypja se, atëherë kur një subjekti politik apo një tjetri, nuk i përshtatet gjendja e staus-quos,apo nuk mundet të realizoj qëllimet e veta politike individuale apo grupore, menjëhere bën thirrje dhe mocion për rrëzimin e Qeverisë dhe shpërndarjen e Parlamentit, me slloganin ,,duam zgjedhje të reja’’, duke harruar varfërimin e buxhetit të shtetit edhe ashtu të varfur, dhe prap të njetit akterë, mbi 6 muaj nuk zgjedhin Qeveri, dhe prap zgjedhje … zgjedhje… deri të arrihet qëllimi i tyre. Populli t’i sankcionojë këto veprime.

Jemi të bindur, që demokracitë botërore me një përvojë mbi 100 vjeçare, nuk e kan një komoditet të tillë.Prandaj, deshtëm apo nuk deshtëm, krijohet bindja se Kosova, duhet të merr një model qeverisje nga demokracitë- perendimore.

Të ndryshohet Kushtetuta në ato pika ku ka hapsirë për lëvizje të tilla të pa përgjegjshme të politikanëve dhe të deputetëve, të cilët deputet për veprime të tilla nuk sankcionohen..

Deputeti i zgjidhur nga populli, i lejon vetes, që as 50% mos të merr pjesë në seanca Parlamentare. Sepse ashtu ja lejon rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. E dhimbshme.

Deputetët,për inate politike, nuk miratojnë ligje të interesit shtetërorë dhe Nacional.Bojkotojnë seancat pa fare arësye. Meritojnë me ligj të denohen.Disa as që e kan pranue këtë shtet dhe këto simbole shtetërore, por paguhen nga buxheti i Tij. Sa e quditshme kjo dukuri…deri kurë.. ?!

Pozita e Prsidentit të shtetit, bëhet mollë sherri dhe aty fillojnë lojnat politike edhe në formimin e Qeverisë. Do të thot,instalohet nomenklaturë e njejtë si në Qeveri, si në Presidencë. Kur dihet që Presidenti duhet të jetë konseual dhe politikisht i pa anshëm. Edhe këtu lypet ndryshim kushtetuese. Pse mos të zgjidhet Presidenti direkt nga populli me të njejtat zgjedhje Nacionale ( kursime buxhetore ). Pra një rrugë edy punë siq thot populli.

-Për Mërgatën

Të krijohet një Ligj i veqantë kushtetues, mbi Mëgatën dhe të konsiderohet ligjërisht si një nga asetet-shtyllat më të forta të zhvillimit ekonomik të vendit bashk me doganat, sepse edhe mjetet buxhetore doganore janë me një përqindje të madhe nga Mërgata.

Mërgata ka kapacitete dhe mjaft potencial të kryej rolin e diplomacisë së jashtme dhe të apsorboj investitorët kudo nga jasht, për një zhvillim ekononomik të vendit. Pra kërkohen hapa ligjorë konkret, jo vetëm fraza politike, gjatë fushatave për Mërgatën. Po u hapën qendrat e votimeve në Ambasada dhe Konsulata tona kudo, mërgata zgjedhë vet deputetë dhe përfaqësusit e vet nga Diaspora, pa ndërhyrje dhe manipulime me këtë kontigjent të artë, të mbi 40% e popullatës së përgjithshme në nivel vendi.

Po ashtu Mërgata, kërkon zgjidhjen ligjore dhe institucionale të udhëtimeve, së paku të atyre ajrore, të cilat janë në disproporcion me të gjitha vendet tjera të Europës. Më të shtrejtat në gjithë Europën, dhe pa kurrfarë kriteresh,pa mbështetje shtetërore, pa linja të rregullt Kompanishë shtetërore, por vetëm çarter-linjë. E pa justifikueshme.

-Zhvillimi Ekonomik

Nga parametrat ekonomik, në demokracitë e reja dhe në vendet në Tranzicion, siq jemi ende ne si Kosovë dhe pothuajse gjithë rajoni rreth nesh, bazë e zhvillimit ekonomik duhet ë jetë Privatizimi korrekt dhe i siguruar me ligje të forta shtetërore, si dhe Tregu i lirë. Privatizimi u bë në kushte anarhije, në baza fare-fisnore, dhe u shitën asetet shtetërore me një çmime simbolike. Në vend që të hapen Minierat, fabrikat dhe të exploatohen mineralet tona që pak kush i ka, dhe në vend që të krijohen me qindra e mija vende të reja pune, ato fabrika u shëndrruan në Hotele, Restorante, biznese të pikave karburanti si dhe në salla ahengjesh të ndryshme. Edhe këtu kërkohet intervenim ligjorë,shtetërorë dhe institucional.

Mungesë përvoje dhe pa model zhvillimorë, vendi nuk shkoj në Konsesionimin e të gjitha aseteve shtetërore, me kushte të volitshme dhe me afate shum më të shkurtëra për 10 apo maximalisht 15 vitesh. Kjo pra ishte mungesë e expertëve të ekonomisë, që udhëheqësit shtetërorë apo partiak nuk kishin profile të tilla-këshilltarë rreth vetes.

-Rajoni

Është më se e nevojshme integrimi shpirtërorë i gjithë shqiptarë në mes veti, si në nivelin ekonomik, gjeostrategik, politik, kulturorë dhe gjithë dimenzional. Pra siq thoshte i madhi Don Simon Jubani ,,Shqiptarët e bashkuar në Europën e bashkuar’’.

Bisedimet me fqinjët të pa shmangshme. Sharra në gozhdë, gjithnjë hasë me Serbinë si një armik tradicional i yni. Në bisedime me ta, ska ndryshime parimesh as kufinjësh. Të ngritet në nivel ndërkombëtarë si kusht, njohja reciproke, viktimat e luftës, kërkim falja dhe dëmshpërblimet e luftës, si dhe kthimi i kursimeve që kishin shqiptarët në bankat e atëhershme shtetërore të RSFJ-së.Por dhe shumë eshumë gjëra tjera që duhet ngriteshinnë nivel ndërkombëtarë në raport me trysninë mbi bisedimet me Serbnë.

Hasmërija e elitës sonbë politike, ka shkuar në ekstrem, sa që asnjë herë ma parë nuk ishte në Kosovë. Të jep me kuptue që ende kemi armikun shekullorë brenda përbrenda sistemit. Kur dihet që nga 120 deputet, 100 janë të gjithë të një gjaku, të një gjuhe, të një origjine, vallë, pse ndodhë i gjithë ky helëm dhe pezëm mbi njanin tjetrin. Pse villet vnerë pa nevojë.

Krijohet bindja që kemi ardhë në atë gjendje ku si Komb, na nevojitet një pajtushmeri Nacionale, si në kohën e pajtimeve të prof Anton Qetës me intelektualët dhe rininë studentore, gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Këtu, duhet cekur edhe rolin shum destruktiv të disa Mediave,si dhe disa të vetë quajtur analist politik, të cilët po e banalizojnë situatën. Aq shum i fryjnë zjarrit dhe shkaktojnë ndasi politike dhe ideologjike të faktorit shqiptarë, sa na kujton kohën e sundimit Otomon, dhe të sundimeve të egra Sllave mbi këtë pjesë të Ilirisë, kur ndajshin vëllaun me vëlla. Pra ndaj këtyre mediave, kërkohet një disciplinim institucional në të ardhmën.

Është koha që të ulën të gjithë së bashku, të ndërmarrin diçka sa ma shpejt dhe të lëvizin proçeset përpara. Në të kundërtën, vendi u boshatis nga rinia. Dikurë bëhet vonë.

Me veprime të koordinuara institucionale, edhe Gjykata Ndërkombëtare me dhomat e specializuar, merr një tjetër kahje krejt ndryshe. Nuk gjykohemi si popull dhe si çlirimtarë, por si individ. Andaj, edhe këtu po reflektohen jashtëzakonisht antaganizmat institucional.

Pra, ka edhe shum çka për t’u thënë. Ja lëmë kohës.. !?

Zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021

Urojmë të kemi zgjedhje demokratike,fer dhe mjaft cilësore. Proqeset të shkojnë pa ekcese dhe pa ndonjë prishje të rendit dhe ligjeve Pandemike në fuqi.

Urojmë që këto zgjedhje Parlamentare të gjenerojnë Deputet të përgjegjshëm, që kanë pikë-synim zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, duke i lënë anash çdo lloj interesi, qoftë individual, gruporë apo partiak. Parlamenti, dhe Qeverijae re që do të dalë nga këto zgjedhje, të ketë përgjegjësi për të gjitha proçeset dhe sfidat që e pret vendin në të ardhmën. Kan rëndësi të veqantë, sepse nga këto zgjedhje mvarët po ashtu Institucioni i Presidencës, dhe gjeneron Presidenti i ri i Shtetit. Duhët të jenë zgjedhje me standarte Euro-perendimore, dhe të pranueshme për të gjtihë.

Urojmë, që njëherë e përgjithmonë, mos të shofim më skena të pa hijshme, dhe fjalorë, aq banal të gjuhës dhe urrejtjes politike, në plitik-bërjen mbarë shqiptare.

Duke u bazuar në pasuritë tona natyrore, resurset tona njerzore, në potencialin kadrovik, në ekspertët e të gjitha fushave, në rininë tonë të mrekullueshme, në Mërgatën që ende ka sytë kah Kosove, si dhe ë mbështetjen e fortë të SHBA-së dhe të vendeve të EU, shpresojmë në ditë të mira për Kosovën dhe gjithë rajonin kah shtrihen shqiptarë.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë kudo që janë.

Zoti e bekoftë Kosovën tonë, Dardaninë Antike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat