Mos e elektrizoni situatën, për vota dhe për pushtet.
Parafushatën për zgjedhje nacionale të parakohshme, e keni filluar mbrapsht dhe vetëm për interes individual dhe grupor të caktuar.
Fjalimet boshe me sharje dhe akuza, janë tregues i qartë se ju, as nuk keni dinjitet dhe as nuk veproni për shtet.
Tërësia e vlerave morale të njeriut, po shpërfaqet në secilin takim me qytetar.
NARCIZMI i juaj pa vetëdije, po shfaqet kudo nëpër tubime!
MORALI, për ju nuk është: parim, normë apo rregull e sjelljes, së paravendosur në një shoqëri!
Ju, që po kultivoni rrëmujë morale për përfitim, duhet ta dini këtë; ne do t’ju përmendim emrat e juaj.
Ju prapë s’do kuptoni, se nga lakmia jeni vërbuar dhe nuk i shihni qytetarët me gjendje të mjeruar.
Në këtë kohë me pandemi, ju i ftoni qytetarët në tubime dhe tregoni shumë qartë, për mos respektimin e vendimeve.
Ju kështu si e keni nisur, do përfundoni të gjithë, të dalldisur!