Shqipëria dhe viset shqiptare të pushtuara nga shtetet fqinje ecën nëpër një rrugë tjetër.
Me gjithë pengesat, që nuk janë mënjanuar ende, sidomos rreth problemit të Kosovës, që është shtet i pavarur, dhe de fakto i pranuar nga shtetet më të fuqishme në botë, me vet lëvizjet e boshtit gjeopolitik të atlantizmit në drejtim të lindjes, shqiptarët në përgjithësi brenda zonës ballkanike janë orientuar fuqimisht kah antlatizmi evro-perëndimor.
Shqipëria tani është anëtare e NAOS-së dhe të gjithë proceset i shpien shqiptarët e Ballkanit, pa marr parasysh gjendjen në të cilën ndodhën sot, kah integrimi i brendshëm kombëtar dhe kah integrimi i përgjithshëm evropian brenda kuptimësisë së atlantizmit evro- perëndimor.
Prandaj, duke përfunduar këto konstatime, shpresojmë se nuk është larg koha kur do të varrosen njëherë e përgjithmonë iluzionet e evroaziatëve të rinjë rusë për shqiptarët dhe për Shqipërinë evroaziatike, “pro-ortodokse“, për të cilën ata dëshirojnë që të mbetët përjetësisht në sferën e mbizotërimit të pansllavizmit ballkanik dhe prosovjetik ose edhe të shuhet tërësisht brenda federatës sllavo-ballkanike, që do të krijohej në boshtin Beograd-Sofijë.
Fatbardhësisht për shqiptarët dhe për Shqipërinë e sotme dhe të ardhme koha e këtillë ka përfunduar përgjithmonë.