Ju lypsarë, s’po i shihni vërshimet, se masat anti Covid i keni shkelur, qysh moti me dy këmbë.
Ju, zyrtarë lypsarë të të gjitha subjekteve politike, s’po i’u ndal as shiu dhe as bora.
Pse?
Se e keni vetëm një qëllim, pushtetin dhe paranë publike, si çdo herë duke jetuar jetë luksoze, mbi kurrizin e qytetarëve të varfër dhe me gjendje të rënduar.
Ju lypsarë mujshar, rrugës kah po lëvizni vota për të lypur, a jeni verbuar, apo me qëllim të caktuar, ju bëheni se s’po shihni, s’po vëreni se qytetarët e vendit tuaj, janë në gjendje të mjeruar.
Ju lypsarë, për mua fillimisht jeni gënjeshtarë pa dallim, se ju e keni një qëllim.
Qëllimi i juaj, çdo herë ka qenë vetëm pushteti dhe benefitet nga postet publike dhe asnjëherë shteti dhe qytetarët me gjendje shumë të rënduar.
Ju lypsarë zyrtarë, nuk i shihni as vërshimet, se jeni vërbuar nga kërkimet, ju vetëm vota kërkoni, madje tani para qytetarëve përkuleni dhe përgjëroheni.
Unë personalisht, e di se ju keni qenë dhe jeni lypsarë gënjeshtarë!
Po nuk po e di, kur do ta kuptojnë të gjithë qytetarët e mbarë!....
Ju thashë edhe në janar, se pos që jeni ju lypsarë, ju shkelni me dy këmbë edhe mbi ligjet që ju i krijuat, kinse për të mbarë.
Për ju zyrtarë lypsarë, nuk duhet të shkruhet më gjatë, se ju lypjen e keni bërë tani më edhe zanat.