Pandemia na ka kufizuar takimet dhe komunikimet me njerëzit tanë, miq dhe shok. Kishim kohë pa u takuar edhe me Rizain, ose Xaken, si i thërrasin nga anët tona.
U takuam ditë më parë. Ai ka qënë edhe anëtar i PK- këshilltar i ish komunës Sevaster, në disa legjislatura. Njihet dhe ruhet në kujtesën e njerëzve si njeri korekt, me ndjeshmëri e dhimbsuri...
Ka të parën Shqipërinë e jo partinë. Nuk do punë vetëm për veten, për fëmijët e tij dhe fëmjët e të tjerëve të mbajnë sytë nga qielli. Nuk do të jetojë i lumtur mes të mjerëve.
Ndihet i lumtur mes të lumturve. Nuk i shkon buka poshtë, kur të tjerët vuajnë për kafshatën e bukës, nuk i vete kënga, kur matan ka humbur jetën një banor i vendlindjes, i krahinës…
Kish kaluar edhe ai siklete...
“Janë nga Zoti, do t’i pranojmë, i kemi hak” -më thotë. Po këto nga robi nuk honepsen, na dhëmbin shumë e do na dhëmbin gjatë”… Dhe gjuha shkoi ku dhëmb- dhëmbi, tek plaga e ditëve për shoqërinë shqiptare, e cila po vuan gjatë prej abuzim -qeverisjes për 3 dekada në tranzicionin tërkuzë, sepse ne nuk dimë të zgjedhim përfqsuesin, prijsin:
“Unë rrugaçin tim,
do ta duroj,
Po rrugaçin tim,
kurrë nuk e votoj!”-
më thot Xakja!
I ngulëm syt njer-tjetrit… U mundova të shënoj këtë si postulat nga Xakja ynë, për ta dëgjuar me vesh, e publikuar si filozofi, për të vepruar me arsye... Por, a e dëgjojnë të gjithë, a arsyetojnë të gjithë?! Dhe nuk është vetëm Rizai nga Vlora, por edhe shumë si ai me këtë koncept, kur dhe mund të vuajnë nga rrugaçi i tyre, e mund t’i ket rënë në pjesë kjo fatkkeqi, por të mose e vujanë të tjerët, të mos u’a përciellim edhe pasardhësve- fatkqsinë personale…
“Edhe vota është vërtetë personale, por duhet të ket përgjegjësi shoqërore, maksimale, të ket jo thjeshtë përfitime personale, por duhet të ket akses, aksion, vlerë dhe përfitim shoqëror”- çon në përfundim filozofia e njeriut të thjeshtë, me përgjegjshëmrinë e lartë qytetare dhe atdhetare! As dëshmorët e Atdheut nuk e dhanë jetën, gjakun për këtë Shqipëri- të kthye në Derexhe, e mbytur nga krimi, ligësia, pabesia, korrupsioni, nga llumi dhe zullumi… Njeriu duhet të vetpastrohet dhe të transformohet, të kontribuojë me; transformimin e tij, po edhe me transferimin e votës, për transformimin dhe emnacipimin e shoqërisë dhe të qeverisjes…
“Rilindja”: Të “mbledh rraqet” edhe nga Vlora, apeloi publikisht këto ditë edhe artisti i madh vlonjat; Bujar Asqeriu.