Fitorja e Vetëvendosjes dëshmoi se populli është vullkan dhe uragan i fuqishëm, që me votën e tij e përmbysi të keqen dhe ia hapi rrugën të ardhmes të lumtur Kosovës dhe popullit të saj heroik dhe fisnik.
Fitorja e Vetëvendosjes tregon se populli e dha besimin për Albin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente.
Fitore briliante e Vetëvendosjes, sepse fitoi e vetme kundrejt ujqve të uritur të LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së, që me komplote të pista u munduan të mbesin në pushtet edhe pse e dëmtuan tejmase Kosovën në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.
Fitore briliante e Vetëvendosjes, sepse fitoi e vetme kundrejt Gjykatës Kushtetuese, KQZ-së dhe Shykatës Supreme të Kosovës, që ia nxorrën tërë ato pengesa absurde vetëm për t’ia ndalë hovin.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, KQZ-ja dhe Gjykata Supreme e Kosovës duke patur mbështetjen e LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së nuk e certifikuan Albin Kurtin të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 14 shkurtit 2021.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, KQZ-ja e Kosovës dhe Gjykata Supreme e Kosovës të mbështetura nga pesë partitë e sipërpërmendura me veprimet e tyre komplotiste, e penguan mërgatën shqiptare që të merr pjesë masovikisht në këtë zgjedhje kaqë të rënsësishme për Kosovën.
Edhe pse mërgata shqiptare gjithnjë ka qenë dhe mbetet buka, bujaria dhe fisnikëria e Kosovës, e cila me djersën dhe punën e saj, e ka mbajtur dhe po e mban gjallë Kosovën duke ia siguruar popullit të Kosovës bukën e gojës.
Edhe pse pa ndihmën e mërgats shqiptare nuk mund të vinte as liria dhe as pavarësia e Kosovës.
Edhe pse mërgata shqiptare e ndihmoi pa hezitim luftën e UÇK-së, me para dhe me luftëtarë trima.
Edhe pse shumë mërgimtarë shqiptarë ia dërguan edhe qindarkën e fundit UÇK-së.
Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e parave të mërgimtarëve shqiptarë u vodh nga LDK-ja dhe nga komndantët e UÇK-së.
Fitorja briliante e Vetëvendosjes dhe e popullit të Kosovës në këto zgjedhje të 14 shkurtit 2021 është referendum plebishiitar, edhe pse u ballafaqua me përpjekjet abnormale të LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së, të cilat nuk lanë gjë pa bërë, duke përdorur edhe mesazhet me celularë dhe kërcënimet e shumta për të fituar sa më shumë vota për të mbetur në pushtet, edhe pse 21 vite në liri e pavarësi ia hëngrën shpirtin popullit të Kosovës.
Tani Kosova frymon lirshëm dhe Zoti me votën e popullit ia hapi rrugën drejt prosperotetit ardhmërisë së lumtur.
Me fitoren e Vetëvendosjes dhe të popullit, fituan të ndershmit e të pastërtit, dhe pritet të shporrën vllavrasësit për pushtet, maskarenjtë, hileqarët, hajnat, të korruptuarit, milionerët e pasluftës dhe tradhtarët.
Të shporren Hashim Thaçi alias Enver Hoxhaj, Isa Mustafa alias Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, këta dëmtues të papërmirësueshëm të Kosovës.
Të shporren KQZ-ja, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme e Kosovës, që me servilizmin e tyre e turpëruan veten e na turpruan të gjithëve, dhe të zëvendësohen me kuadro të reja e dinjitoze.
Fitorja briliante e Vetëvendosjes dhe e popullit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, e vendosi 14 shkurtin 2021 në faqet e ndritura të historisë kosovare dhe mbarëshqiptare.
Votimi i 7 shkurtit 2021 qe nje referendum plebishitar, edhe përkundër obstruksioneve nga LDK, PDK, AAK, NIsma dhe AKR, dhe përkundër të obstruksioneve dhe nëpërkëmbëzave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, KQZ-së së Kosovës dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, që bënë ç’mos që këto zgjedhje të mos e kenë masovitetin e duhur.
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e popullit ua shtuan lavdinë dhe nderin dëshmorëve trima që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e popullit ua ngriti lavdinë dhe respektin tërë viktimave që patën fatin e kobshëm të viktimizohen nga dora gjakatare e Serbisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e popullit, hapi rrugën që kriminelët serbë të Serbisë të dalin para ligjit dhe drejtësisë për ta marrë dënimin e merituaar për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, për çka ka mijëra e mijëra fakte që 21 vite mbaheshin në sirtarë.
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e popullit është dhurata më e madhe që Zoti ua dha Kosovës dhe popullit të Kosovës pas 21 viteve në liri e pavarësi.
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e popullit, ua dha grushtin e fuqishëm oligarkëve të derisotëm politikë dhe udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, ujqëve të uritur për pushtet, tradhtarëve dhe milionerëve të pasluftës në Kosovë, të pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe me korrupsion.
Dashtë Zoti që sa më shpejt dhe pa probleme të kryhet numërimi i fletëvotimeve të këtyre zgjedhjeve.
Dashtë Zoti që Vetëvendosja ta fitojë numrin e nevojshëm të deputetëve për ta patur shumicën e deputetëve dhe për ta themeluar sa më parë Qeverinë Albin Kurti 2.
Dashtë Zoti që Qeveria Albin Kurti 2, sa më parë ta fillojë punën dhe angazhimin në forcimin e shtetit të Kosovës, në reformën në drejtësi, në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në luftimin e korrupsionit.
Që Qeveria Albin Kurti 2, sa më parë ta themelojë ekipin për dialogun Kosvë-Serbi, që sa më parë të arrijë konsensus të brenshëm politik në Kosovë dhe ta miratojë në Parlamentin e Kosovës Platformën për dialogun Kosovë-Sërbi.
Që Qeveria Albin Kurti 2, të pozicionohet dinjitetshëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe në bashkëpunim me SHBA-të me në krye presidentin Joe Biden, të mos e fillojë këtë dialog pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e Kryera në Kosovë.
Pa u ndëshkuar kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë dhe pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer në shtëpitë shqiptare në Kosovë.
Pa e zbardhur serbia vendodhjen e varrëzave masive në Serbi, ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur krimet e luftës.
Dhe pa iu caktuar Serbisë reparacioni i dëmeve të luftës në agresionin gjenocidal e vrsës të viteveb 1998/99.
Qeveria Albin Kurti 2, do të fillojë të dialogojë me Serbinë vetëm për njohje të ndërsjellë, e jo si deritani që dialogu Kosovë-Serbi është zhvilluar në formën e një dialogu të stërgjatur teknik sipas tekeve dhe interesave të Serbisë.