(Refren: Fitorja e Vetëvedosjes është Fitore e të gjithëve)
- Dështimi kaloi kah dera e LDK-së.
E Lutfi Haziri brava e dështimit.
Dështuan:
Hajnat,
Ata që edhe letrën e toaletit e kanë vjedhur në Institucione.
Dështuan
Kurvarët: gjysma e buxhetit të shtetit ka shkuar në çanta t'grave, në viagra, në zhabica e në mjete erotike dhe në 'Departamentin e kënaqësisë'.
Në vend se me ble pendreka dhe lisica për policinë, paret kanë shku në prangat e seksit.
Dështuan:
Kriminelët,
Ish vrasësit,
Dhunuesit,
Shantazhuesit,
Propaganduesit.
Të paditurit dhe injorantët.
Dështuan dashnorët në ditën e të dashuruarve. Dhe përfunduan në prangat e erosit.
LDK sot është 'Shoqata e poetëve të vdekur'.
Isa Mustafës me ia lënë në duar Amerikën me udhëheq për 1 vjet ta shkatërron, ta qet n'dy gjujtë, jo LDK-në dembele.
Është intrigant i poshtër, bën kurtha prapa shpine dhe e udhëheq mllefi dhe urrejtja në gjithçka. Prandaj, ka përfunduar kaq keq.
I ka bërë budallë partinë e tij, dhe halli i tij ka kujtu që i bën budallë edhe shqiptarët, me propaganda naive dhe bajate kundër rinisë dhe diasporës.
Kush është ai shqiptar që sheh marifet në atë parti dhe që shpreson në Isa Mustafën dhe 5 shoqet e shokët të tij, me të cilët e ka shkatërruar partinë.
Ju kam thënë që LDK më nuk ekziston. Me këto fundrrina që e mbajnë peng, s'ka shans të çohet më në këmbë.
P.S. A me Isën ende kam punë, është Ai qē e ka porositur 'zhdukjen' time dhe mbylljen e gojës sime përgjithmonë.
S'besoj që ia fali kabahatin. 'Nikad- čak nikad', talentovani druźe.