Ndërkohë ne të Djathtët kërkojmë me ngulm dorëheqjen e parevokueshme tëz.Isa Mustafa nga posti i Kryetarit të LDK-së i cili është fajtori kryesorë që e katandisi kte Parti në nivelin më të ulët të saj historik që nga themelimi i saj më vitin 1989.
Fajtor është dhe për rrëzimin e qeverisë së vet në koalicion me LVV ( 50 ditëshe) në mes të Pandemisë e për tu vënë në shërbim të interesave të ngushta klanore dhe planeve anti-instuticionaliste të Republikës së Kosovës.
Fajtor është dhe për frymën përqarëse mbrenda kryesisë së LDK-së duke përjashtuar znj.Vjosa Osmanin në mënyrë antidemokratike nga posti i n/kryetares së Parisë dhe organet e tjera vendim marëse mbrenda LDK-së.
Z.Isa Mustafa që nga ardhja e tij në krye të LDK-së gjithmonë dhe në të gjitha ciklet zgjedhore Partinë e ka çuar në humbje të një pas njëshme dhe duke rrudhur partinë deri në atë pikë sa s'ka më ku shkon.
LDK-ja ka kuadro të mjaftueshme mirë të formuara intelektualisht,politik dhe besnik të LDK-së e cila mund të rimarrë veten pas kësaj humbjeje tepër të thellë,por patjetër që kryetari i saj z.Isa Mustafa menjëherë duhet të largohet ose përndryshe do duhet antarsia dhe degët e LDK-së të mbajnë Kuvendin e jashtë zakonshëm e ta shkarkojnë komplet kryesinë.
LDK-ja duhet sa më parë të duhet rimarrë vehten përmes kuadrove drejtuese të reja mbrenda saj dhe duke i rikthyer të gjithë ata të larguarit padrejtësisht e që sot njihet si
Lista Vjosa Osmani - Guxo.
Un Eugen Shehu si njëri nga tre themeluesit e Degës së Parë në Diasporë të LDK-së më 1989 në Bern të Zvicrës së bashku me zotërinjt Hajdar Sadrinë dhe z.Remzi Rekën ku delegat ishte i ndjeri z.Xhemaj Mustafa i deleguar nga Kryesia e LDK-së Prishtinë i cili qëndroi tek unë një javë organizimi, dhe mbështetjen e zoti. Xhafer Shatrit-Komitetit për Informim në Zhenevë.
Un si hartues i programit kulturor mbrenda kësaj Dege dhe organizimeve të djetra protestave madhështore të LDKsë në Zvicër gjatë viteve të 90-ta.Më ipet e drejta morale e politike edhe si i Djathtë por edhe si kontribues e simpatizant i LDK-së, ti parashtroj këto kërkesa të mia drejtuar udhëheqësve në LDK mbrenda dhe jashtë saj.
LDK-ja është një vlerë kombëtare dhe e rëndësishme në skenën politike në Kosovë e ma gjërë në spektrin politik të djathtë, ndaj duhet urgjentisht një reflektim dhe analizë e mbrendshme për të evituar rrënjen e mëtejme të pameritueshme të saj.
Dorëheqja e kryetarit aktual të saj z.Isa Mustafa është emergjente dhe e domosdoshme.