Pse dialogu rrëzoi qeveritë e Kosovës e jo të Serbisë?!

Opinione

Pse dialogu rrëzoi qeveritë e Kosovës e jo të Serbisë?!

Nga: Sami ARIFI Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:10
Sami Arifi

Qasja e keqe dhe paaftësia e politikajve tonë për dialogun Kosovë-Serbi, në dialog vetëm për rregullimin e brendshëm për Kosovën e jo edhe dialog në mes dy shteteve për mardhënie të ndërsjellura të barabarta (reciproke), çojë në rrugë qore, shumëherë, në mosmandatimin e papërfunduar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjerë më tani nuk kemi pasur në parlamentin e Kosovës një shumicë unifikuese me qëndrime të përbashkëta shqiptare për dialogun Kosovë-Serbi, por, në të shumtën e rasteve është varur nga pakica e “Listes serbe” të dirigjuar nga Serbia, madje në parlamentin e Kosovës janë aprovuar dëshirat e tyre.

Me të drejtë rilindasi ynë i njohur Mit’hat Frashëri thoshte: “Fitorja për shqiptarët është e sigurt atë ditë që shqiptarët të kanë mbaruar betejën në mes veti”.

Rrëzimi i qeverive ndodhi për të pasur pushtet vetiak, për t’u pasuruar përmes aferave kriminale dhe korruptive.

Shkaku i rrëzimit të qeverive ishte mosaprovimi i ligjeve të sjellura nga qeveria e Kosovës nga mungesa e shumicës shqiptare që nuk ishin në koalicion për t’i aprovuar ato ligje, por që aprovimi i atyre ligjeve varej nga pakica e “Listës serbe” që ishte koalicion qeveritar, ata (Lista serbe) i bojkotonte ato ligje përmes dirigjimit që u vinte nga Serbisë.

Shkaktari numër një për rrëzimin e qeverive të Kosovës ishte dialogu Kosovë-Serbi me vendime të marrura gjithnjë në dëm të Republikës së Kosovës, prandaj, çasjet e këqija të këtilla sollën shpeshherë mandat të papërfunduar të Qeverisë së Repunlikës së Kosovës.

Edhe se udhëheqja serbe me makinerinë e saj vrastare që bëri katër luftëra kriminale, posaçërisht edhe në Kosovë, dhe se dialogun Kosovë-Serbi e udhëheqin, prap edhe tani, trashigimtarë të kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, asnjë qeveri e Serbisë gjerë më tani nuk u rrëzuar prej dialogut Kosovë-Serbi.

Mbushuni mend o shqiptarë politikaj të mjerë, kurrë më mos sjellni të zeza në derë. Uroj që shqiptarët të kanë mirësi, të arrinë te popujtë tjerët, me zbatushmëri të ligjeve për drejtësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat