Humbjen dhe degradimin katastrofik të LDK-së së Isa Mustafës dhe të kompanisë së kryesisë rreth tij e pata parashikuar që me 20 Gusht 2020 në një shkrim me titull:
“LDK - organizatë politikisht amorfe”
Me degradimin gjithnje e më tepër të LDK-së spektri politik kosovar ka pësuar një goditje të rëndë, pasi aktualisht Kosovës i mungon alternativa politike e djathtë, dhe sidomos këtë e vulosi shkarkimi i znj. Vjosa Osmani nga postet e larta drejtuese të LDK-së.
Unë edhe më parë pata paralajmëruar se për Vjosa Osmanin nuk ka vënd në LDK nëse asaj nuk do ti besohej drejtimi i LDK-së , e cila do ta bënte reformimin e saj , clirimin e demokracisë së brëndshme të saj , dekorruptimin dhe VETING-un e strukturave të saj të kapura nga klane me lidhje korrupsioni, nepotizmi e servilizmi, ose duhet të lindëte një lëvizje e re politike , një LDK-e Re Reformatore. Në një kohë kur e gjith bota ishte përqëndruar për ta sfiduar pandeminë e koronavirusit, Lidhja Demokratike e Kosovës “hyri” në histori për të dalë perfundimisht me turp të madh prej saj me mocionin e mosbesimit që në bashkëveprim me opozitën rrëzuan qeverinë legjitime të Kosovës me një komplot parlamentar, gjë e cila ia ka hipotekuar LDK-se marrinë dhe turpin e madh politik që cuditi edhe Europën.
LDK-ja me kryetarin aktual Isa Mustafa nuk ka asgjë, nuk ka as parime, as ideologji dhe as vizion politik, demokratik dhe as kombëtar, asgjë si trashëgimi të vyer prej saj.
Tani nuk e di se çfarë presin antarsia e LDK-së dhe pjesa e shëndetshme dhe e painfektuar nga trashëgimia komunisto-titiste dhe nga korrupsioni,hajnija e krimi politik.
Ata duhet të reagojnë dhe ta denoncojnë tradhtinë që atyre u është bërë nga lidershipi i LDK-së.
Ata duhet ta mbështesin Vjosa Osmanin pasi ajo u qëndroi besnik atyre dhe votuesve të saj dhe të LDK-së. Por mos reagimi i tyre është plotësisht i justifikueshëm pasi nuk është momenti i duhur pasi njërëzit janë të kërcënuar nga rreziku i pandemisë, dhe antarësia e LDK-së nuk është si kryesia e saj dhe as si deputetët e saj të cilët gjetën kohën më të papërshtatshme dhe shumë kritike e kërcënuese, por që paturpësia e tyre kaloi çdo limit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ku edhe vetë LDK ishte pjesë e saj.
LDK tashmë politikisht ka përfunduar në një organizatë politikisht amorfe, pa substancë dhe pa trajtë politike. Me Mustafën tani kemi një LDK tjetër me një lider “pas historik”, i cili e ka ndaluar dhe e ka këputur vazhdimësinë demokratike të LDK-së nëse ka pasur ndonjëherë, dhe e ka çuar LDK-në drejt dështimit dhe falimentimit.
LDK-ja e sotme përfundimisht është konsumuar nga korrupsioni e servilizmi, dhe është larguar dhe shkëputur krejtësisht nga rugovizmi, nga populli, patriotizmi dhe nga demokracia.
LDK-ja si organizatë tashmë jopolitike dhe as demokratike e kapur nga një grup i ngushtë interesash që kanë spekuluar dikur me Rugovën, pastaj në qeverisje me AAK-në, më pas me PDK-në përfundimisht është shtrirë për tokë e nënshtruar dhe si vemje politike. LDK është tani vetëm një organizatë inerciale politikisht amorfe, pasi politika e saj nuk ka trajtë.
Politika e LDK-së me lidershipin dhe klanin e tij përshtateten deri në nënshtrim e servilizëm, e cila si amorfe që është tjetër gjë thotë e premton dhe krejtësisht të kundërtën bën duke u sjellur si “butak” politik pa vision e pa parime.
Partia pa parime ose me parime e premtime sa për të gënjyer e mashtruar është parti amorfe.
Kjo gjëndje është në LDK sepse ajo është kapur nga frikacakë e të lehtëbindshëm, është kapur nga nështrues servile dhe të korruptuarish dhe sidomos nga mashtrues e matrapazë publik.
Me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre u duk se ajo ishte shpresa për një rilindje e ringritje të LDK-së, por këtë fakt kasta vjetër uzurpatore e LDK-së e paska pasur në prapaskenë si qëllim djallëzor vetëm për ta shfrytëzuar Vjosën për vota dhe për nteresa personale politike e pushteti, përfitimi e korrupsioni.
LDK është kapur nga një klan-grupal interesi dhe në pamundësi reformimi dhe demokratizimi të brëndshëm, duhet që nga brënda saj, nga elementët më të aftë dhe potentë si dhe nga ata të cilët i kanë përjashtuar dhe që janë vetëlarguar qoftë nga presioni apo zhgënjimi, prej tyre dhe prej të rinjve duhet një ndërmarrje për largimin e uzurpatorëve të LDK-së.
Kjo ëshë një gjë shumë e vështirë pasi këtë e vertetoi edhe votimi unik betuar e rrethbashkuar pranë kryetarit “pas-historik” Isa Mustafa, të cilët votuan mocionin ldk-ist që rrëzoi qeverinë Kurti dhe vetë LDK-në.
Nga LDK-ja priteshin ato për çfarë ajo u premtoi votuesve.
Ndër më kryesorer që LDK-ja premtonte gjatë fushatës dhe sidomos znj. Vjosa Osmani ishte ndëshkimi i korrupsionit, VETING-u, lufta kundër krimit dhe pritej edhe shkarkimi i Thaçit. Por LDK-ja veproi krejtësisht të kundërtën. Ajo aq amorale politikisht u tregua sa që edhe e rrëzoi veten e saj për interesat e një grupi individësh e matrapazësh.Deri këtu arriti papëgjegjshmëria dhe dolën zbuluar gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj gjatë fushatës elektorale.
LDK-ja tregoi se ajo si vizion e praktikë politike prodhon vetëm akuza e shpifje, prodhon korrupsion dhe sidomos servilizëm.
Patriotizmin dhe proamerikanizmin LDK i ka sa për fasadë dhe maskë me të cilat gjithnjë ka spekuluar dhe justifikuar paaftësinë dhe mosguximin për të marrë përsipër përgjegjsi e detyra por vetëm sa gjithmonë LDK-istët ish-titistë të lidershipit klano-grupal aktual kanë shfrytëzuar servilizmin e vet dhe kanë përfituar si sahanlëpirës i të tjerëve për ndonjë përfitim korruptiv dhe poste e detyra administrate për vete dhe për të afërmit e familiarët e tyre.
Ky është historiku i LDK-së së kryetarit pas-historik Isa Muastafa me kompani.
Por ajo e cila merr vlerësimin dhe respektin qytetar është Vjosa Osmani dhe ata shumë të paktët nga LDK-ja që nuk votuan pro mocionit puçist të LDK-së.
Pra Vjosa mbajti premtimin e saj para elektoratit, dhe as nuk e braktisi dhe as nuk e tradhëtoi atë, dhe se mençuria e votuesve me të drejtë i kishte dhene asaj numrin më të madh të votave.
LDK-ja moralisht dhe ligjërisht duhej të motivohej për kërkesë për shkarkimin e Thaçit dhe jo të qeverisë Kurti dhe të vetes së saj.Isa Mustafa me kompani sakrifikoi LDK-në dhe votuesit e saj për të mbrojtur Presidentin Thaçi dhe korrupsionin.
Kurrë ndonjëhere LDK-ja nuk ka zhgënjyer kaq shumë, dhe me siguri që për këtë do ta paguaj një kosto shumë të shtrenjtë, deri në përfundimin si një parti politike e skartuar në parti minorance e papërfillshme poqese drejtimin e LDK-së nuk e marrin reformatoret dhe Vjosa Osmani .
LDK-ja e Isa Mustafës dhe kompania rreth tij e zgjodhi atehere kur kryeministër ishte ky farë Mustafa presidentin Thaçi, por që edhe tani bashkëpunoi, komplotoi dhe e mbrojti me fanatizem hipokrizie e djallezie duke u bërë bashkë për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Prandaj me këto sjellje e veprime politike tradhtie dhe jashtpritshmërisë së elektoratit që e votoi LDK-në, dhe madje në kundërshti dhe si mohim i vullnetit të antarësisë se LDK-së, ajo kështu dhe me këta që ka në krye po shkon drejt agonisë apo rënies politike akoma më thellë.