Krenar për ju, kokëulur për ne...

Opinione

Krenar për ju, kokëulur për ne...

Nga: Agim Jazaj Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:34
Agim Jazaj

Të dashur dhe të nderuar bashkëkombas, të Kosovës!

Ju zhvilluat zgjedhjet e parakohëshme edhe dje, në prag të 13 vjetorit të themelimit të shtetit më te ri të Europës.

Megjihëse jeni edhe shteti më i ri, të dalë nga shtypja dhe barabria shekullore, fituat lirinë dhe kini zhvilluar disa zgjedhje të parakohëshme, na dhat modelin edhe me zgjedhjet e radhës; konkurimin e pastër, nxjeren e rezultatit për pak orë pas mbylljes së pocesit të votimit, pranimin e rezultatit dhe urimin e fituesit nga humbësit.

Edhe humbësit e garës, dhanë e lanë mesazhin: Peshorja e sovranit e thot fjalën e saktë, verdiktin e pa apelueshëm.

Më mirë një humbje e ndershme se sa një “fitore” e turpëshme!

Ju të dashur bashkëatdhetar erdhët nga gjithë anët e botës dhe u sosët në Kosovën martire, votuat për qeverisjen, shtetin që ëndërroni dhe meritoni! Në qëndrat tuaja të votimit, nuk kishte banda, as polici me spaleta për të terrorizuar votuesit!

Ju të dashur, në gjithë zgjedhjet e shpeshta, të parakohëshme ndryshe nga këtu, shteti AM, kini numëruar dhe nuk kini ngatërruar votat, ju kini zhvilluar zgjedhje e jo vjedhje të votave, vjedhje të pushtetit!

Nuk kini bërë fushatë me blerje votash, me thesin e miellit, as me demagogjinë demode, nuk kini deformuar e abuzuar me shpirtin, votën, aspiratën e sovranit...

Ju të dashur bashkëkombas, nuk vuani e nuk aplikoni votën qorre, votën e instiktit, por demonstroni votën e arsyes, votën përcaktuese, votën e progresit...

Ju të nderur bashkëkombas në tufat e politikës; nuk përzgjidhni e nuk qasni krerë të zgjebosur!

Në tribunë, qeversjet tuaja, nuk kini zgjedhur e përzgjedhur prej liderëve tuaj; kandidat për deputet e kryebashkiak të inkriminuar, me rekorde kriminale, por kini zgjedhur bij e bija nënash; me gjak shqiptarie, që ju dhimbset Kosova, Kombi, Rraca...

Qeveritë tuaja të dashur bashkëkombas, nuk u janë turrur Tempujve të Historisë, me matrapik, për t’i rrënuar, por i kini ruajtur si thesare të kujtësës dhe të historisë shqiptare, në breza!

Ju të dashur vëllezër e motra shqiptar, na kini frymëzuar edhe me zgjedhjet e djeshme, për zgjedhjet e nësërme...

Në pragun e 13-të viteve, të shtet-formimit, na dhat një model të muguar, sa dhe të ëndërruar: Si zhvillohen zgjedhjet për zgjidhje, si funksionon e drejta themelore e Njeriut për Shteformim!

Ju kemi pjesën tonë, por politikanët e shtetit am, “shtetarët”- të marrët, por dhe militantët e verbuar, a mësuan ndo pak edhe dje, modelin, shëmbullin, a ndihen të përdhosur dhe kokëulur përballë modelit, emancipimit dhe qytetrimit, te dera e shqiptarisë, dhe përballë shëmtia e këtyre?!...

A e shohin veten në pasqyrë, dhe përballë kësaj pasqyre?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat