Në historinë e re të Kosovës si Shtet i Pavarur dhe Demokratikë, nuk ka ndodh asnjëherë që një parti politike të arrij rezultat shume të lartë në zgjedhjet nacionale. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin e Vjosa Osmanit treguan shembullin më të mirë të bashkimit dhe unitetin të forcave të reja politike, dhe të aktivizimit qytetarë.
Kjo që ndodhi kësaj radhe është meritë e qytetareve të Kosovës e të gjitha moshave të cilët më angazhimin dhe vedisimin e tyre arritën të fitojnë përqindjen më të lartë të votuesve. Ky mobilizim gjithandej Kosovës e sidomos organizimi i mërgatës në botën e jashtme i dha impulse, shpresë dhe dinamikë fushatës zgjedhore dhe përcaktimit për ta votuar subjektin politikë Vetëvendosjen e cila është shpresa e fundit që ta bëjë ndryshimin.
Qytetarët e Kosovës përmes mobilizimit dhe votës dëshmuan se janë kundër politikës së vjetër dhe qeverisjeve të dështuara të cilat e sollën vendin buzë gërmizës. Këto zgjedhje dëshmuan se qytetarët e Kosovës më nuk u besojnë klaneve dhe grupeve mafioze të partive politike të cilat ishin të lidhura mes veti për interesat personale dhe grupore materialofinanciare duke i mbrojtur me çdo kusht pozitat në parti dhe në institucionet e shtetit.
Këto zgjedhje ishin sinjal i qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova e humbi orientimin e filozofisë Rugovjane. Në këtë parti vite me radhë u barikaduan grupet e interesit të përbëra nga individ të caktuar të cilët këtë parti e shëndërruan në organizat politike e cila më shumë i përngjante ish komitetit krahinor të lidhjes së komunistëve të Kosovës.
Partia demokratike e Kosovës nuk arriti të marrë vota më shumë mu përshkak të qëndrimit të gjatë në pushtet. Është përgjegjëse për shumë dështime të cilat i kanë ndodhë vendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Hardinaj më shumë i përngjanë një grupi politikë i përberë nga familjarët dhe farefisi sesa që i përngjan ndonjë subjekti normalë të organizimit demokratikë.
Kësaj radhe populli u tregoj vendin duke i largua nga skena Parlamentare, Nismën Social Demokrate të Fatmir Limës dhe AKR-në e Bexhet Pacollit e cila ishte patericë e koalicioneve të dështuara në skenën politike të Kosovës. Tani këto ditë qytetarët janë në pritje me shpresë dhe besim që më në funde të konstituhohet Parlamenti i Kosovës, me deputet të ri të cilët shpresojmë se do jenë të përgjegjshëm për punën që kryejnë. Shpresojmë se deputetet do të jenë të vedishëm për ndërtimin e institucioneve të shtetit.
Bojkotimi i punës, hilet dhe opstrukcionet në Parlamentin e Kosovës më nuk duhet të ndodhin dhe të tolerohen pa u sanksionua. Kjo do të shifet së pari me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Kushdo qoftë që shkakton përqarje dhe pengesa për tu zgjedhur Presidenti, do ti mbetet njollë e zezë në historinë e re të Kosovës.
Qytetaret votuan për unitet dhe përgjegjësi për shtetin e Kosovës i cili gjendet në udhëkryq përshkak të rrethanave të ndryshme qoftë të organizimit të brendshëm dhe të rrethanave tjera gjeopolitike dhe strategjike të faktorve ndërkombëtar.