Vazhdon “lufta” mes Albin Kurtit dhe Grenellit, cili ka të drejtë?

Opinione

Vazhdon “lufta” mes Albin Kurtit dhe Grenellit, cili ka të drejtë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 mars 2021 Në ora: 19:11
Richard Grenell, Albin Kurti

Nuk u mjaftua me vetëm një status në llogarinë e tij në Twitter, Richard Grenell sulmoi ashpër dy herë kryeministrin në ardhje Albin Kurtit.

Derisa në statusin e parë Grenell shkruan se “lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që është sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Barack Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell. Për të vazhduar se “Albini …gjithmonë është anti-amerikan”.

Pas këtij reagimi kanë reaguar menjëherë nga Vetëvendosje duke u shprehur të bindur se janë në rrugën e duhur pasi “kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”.

Dihet tashmë se raportet mes Albinit dhe Grenellit janë thyer shumë, në kohën kur Grenell ishte emisar për Kosovën i z. Trump, me Albinin që shprehej i bindur se “Kosova nuk duhet të shkojnë Shtëpinë e Bardhë, me thika mbi harta” derisa me ardhjen e Hotit kjo marrëveshje u nënshkrua, përveç njohjes nga Izraeli, aktualisht Kosova s’ka ndonjë përfitim të dukshëm.

Pikërisht deklarata e se do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes reciproke me Izraelin, ka bërë që Grenell të reagoi me një tjetër status në llogarinë e tij në twitter duke thënë se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës për të ndalur Demarkacionin me Malin e Zi të cilin e kishte mbështetur presidenti amerikan, Barack Obama. Emisari amerikan thotë se edhe Joe Biden i kishte kërkuar atë kohë Kurtit që të mbështeste demarkacionin, por thotë se ky i fundit pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenell.

Më duket krejt e pavend që një ish emisar të vazhdojë akoma të merret më një person, me të cilin ai nuk ka të bëj, derisa Albini vazhdon ta injoroj. Ka pasur shumë zëra se Albini është anti amerikan, edhe pse ky i fundit vazhdimisht e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Nëse Albini nuk lejon që ambasada e Kosovës të hapet në Jerusalem, nëse kjo i kërkohet nga Biden, atëherë vetëm sa përligjen të gjitha deklarimet për Albinin anti amerikan, për më tepër edhe të vet z. Grenell. Ndërkohë, që nëse e bën të kundërtën, atëherë fillojnë të bien këto tema, krejtësisht të pavenda. Pra, Albini me veprimet e tija në të ardhmen, mund të përligj apo ta hedh në ujë këto pretendime, të cilat janë shqetësuese, kur dihet shumë mirë roli dhe rëndësia e SHBA për Kosovën.

Nuk mund të quhet Albini anti amerikan vetëm pse ka refuzuar të bëhet pjesë e lojës së Grenellit, dhe disa argatëve të tij për qëllimet e tyre. Por, Albini mund dhe duhet të quhet anti amerikan nëse zhvendos ambasadën nga Jerusalemi, dhe i kthen sytë kah Ergodani dhe jo kah Bideni.

Me fakte, argument duhet t’i jepet epiteti secilit që e meriton, jo të nisemi në baza të inateve. Dihet se kushdo që është kundër Amerikës nuk ka mbijetesë politike në Kosovë, andaj po e përdorin këtë për të goditur Albini. Jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën Grenell ka dëshmuar se është diplomati më jo serioz që ka pasur SHBA, së paku lidhur me Kosovën. Njeri i pamatur, inatçor, dhe aspak fleksibil. Koha e tij ka praruar, e Albinit vetëm sa ka filluar, veprimet e këtij të fundit do shpërfaqin të vërtetën të cilën nuk dihet se kush do kë do e  përqafoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat