Kaluan do kohë që Zoti Netanjahu e mirëpret Albinin në Izrael që përfundimisht njohja e saj politike e Kosovës të kurorëzohet edhe me hapjen e Ambasadës sonë në Jerusalem. Një fitore e madhe për ne shqiptarët!
Ne si shqiptarë të Kosovës, ti e di fort mirë ishim të pa njohur në botë na quanin “shiptari “ që të na humbin identitetin dhe që bota kurrë mos të dijë se edhe këtu ka shqiptarë, jo të ardhur si e thonë serbët, por vendor me mijëra vjet që nga koha e pellazgëve dhe më vonë e Dardanëve.
Fati i madh që sot jemi faktor evropian, shtet i njohur ndërkombëtarisht nga fuqitë pro-perëndimore euro-amerikane. Dhe fati edhe më i madh që edhe Izraeli e zgjati dorën e miqësisë dhe e pranoi shtetin e ri. Kjo është mrekullia mijëvjeçare që fuqia më e madhe ushtarake në Lindjen e Afërme të jetë mik i yni.
Izraeli dhe izraelitët e kanë një të mirë që nuk e harrojnë as të mirën e as të keqen.
Populli ynë e ka vendin e saj kryesor në mirënjohjet izraelite për popullin shqiptar.
Ne kishim qenë shumë me suksesshëm në jetë sikur të mendonim si hebrejtë.
Pra, edhe ti Zonja Vjosa si njeriu më i dëshiruar ndër votuesit shqiptar mendo si hebre!
Z. Netanjahu me një rast e tha: Unë e mbaj fjalën si shqiptari Besën. Po ku mbeti Besa shqiptare ndër ju të zgjedhurit?
Nuk di se pse po e zgjatni kaq shumë? Amerika e ka Ambasadën e saj në Jerusalem. Po ju çfarë koordinimi pritni me Amerikën për këtë çështje? Apo është vetë një arsyetim naiv i juaji që “arrini “ aty ku dëshironi? E dhashtë zoti që mos të jetë ashtu si e mendojnë shumica e shqiptarëve që e duan Ambasadën në Jerusalem.
Serbët një-dy –tri e thonë se Kosova është Jerusalemi serb. Nuk të pengon kjo?
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem do iu mbyll gojën një e përgjithmonë serbëve. Në atë që mendojnë serbët ne kemi përgjigjen se Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.
Z. Vjosa mos e vononi shumë, se pendimi është vetëm pendim, më vonë. Një herë, e thotë populli vjen Vera kah dera!
Suksese dhe ngutuni!