Zyrtaret e lartë të shtetit të cilët gëzojnë privilegje marramendëse siç janë Kryetari i Kosovës, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri i vendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës Supreme janë ata të cilët përmes ligjit të miratuar vetit i kanë krijuar privilegje të cilat në aspekte moralë dhe gjendjes ekonomike janë në kundërshtim me jetën dhe standardin e popullatës në Kosovë.
Është interesant të theksohet mendësia e pa ngopur e politikaneve tanë të cilët marrin të ardhura 10 fish më shumë se rroga mesatare të një qytetari të punësuar. Pavarësia e Kosovës është shpallur me 17 Shkurt 2008, ndërsa me 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës, dhe vetëm 3 ditë më vonë me 18 Qershor 2008 është miratuar ligji për përfitime e privilegje të zyrtareve të lartë nga Kuvendi i Kosovës dhe me 2 Korrik 2008 është shpallur me dekretin “DL-044 2008” nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu. Kjo dinamikë e ngutjes tregon se politikanët e 2 partive kryesore të cilat atëherë ishin në pushtet “ PDK dhe LDK” prioritet e kishin sigurimin e privilegjeve personale e financiare nga buxheti i Kosovës dhe jo zhvillimin e vendit. Ky ligj i cili edhe sot është diskriminues për pozitën materiale dhe ekonomike të qytetareve të Kosovës është përgatitur dhe miratuar me bashkëveprim të PDK-së dhe LDK-së përkatësisht Hashim Thaqit dhe Fatmir Sejdiut, deputetet e të cilve e kanë votuar këtë ligj.
Ky ligj i miratuar për interesat e grupet politike u krijon privilegje të shumta ish funksionareve të larg përmendur siç janë sigurimi i shoferit, truprojës, këshilltarit dhe një zyre në Kuvendin e Kosovës. Zyra duhet të jetë e mobiluar thotë ligji. Rroga do të marrin edhe shoferi, truproja dhe këshilltari. Po ashtu gjatë vitit për shpenzime të komunikimit {telefonit, internetit} për këto shërbime do të shpenzohen parat nga buxheti i Kosovës. Kjo katrahurë e njerëzve me emër dhe mbiemër është e pa drejtë e pa moralshme dhe denigruese për institucionet e një shteti siç është Kosova. Të gjithë e dimë se buxheti vjetor i Shtetit të Kosovës është sa buxheti i një klubi futbollistik në Austri, Zvicër apo Holandë. Këto anomali të kohës duhet ti kundërshtoj dhe kritikoj edhe Shoqëria Civile mediumet normale që kanë kredibilitet si dhe opinioni i gjerë të cilët sa më parë duhet të kërkojnë shfuqizimin e ligjit për përfitime të Zyrtareve të lartë të shtetit.
Mendoj se deputet e Kuvendit të Kosovës ata që e konsiderojnë vetën përfaqësues të popullit, do të duhej të angazhoheshin menjëherë në ndryshimin e këti ligji aq antishtetëror. Privilegjet që ky ligj i parasheh për zyrtaret e lartë janë të neveritshme përballë vendnumërit shumë vjeqarë të Ekonomisë Kosovare. Është realitet se në Kosovë ka shumë njerëz që kanë bërë më shumë për vendit se këta që i përmendem më lartë. Sot pjesa dërrmuese e qytetareve të Kosovës janë të pa punë ose një pjesë jeton me 90 euro në muaj, ndërsa një Zyrtarë i lartë i Shtetit të Kosovës vetëm për shpenzimet e telefonit dhe internetit shpenzon 120 euro në muaj nga parat e taksa paguesve të Shtetit të Kosovës. Këtyre padrejtësive duhet që sa më parë tu vie fundi, në mënyrë që të ndalet zullumi ndaj shtetit, dhe qytetareve me shumë halle.