Ali Ahmeti ku je? As Zaevi nuk ua njeh mbi 50 mijë shqiptarëve nënshtetësinë

Opinione

Ali Ahmeti ku je? As Zaevi nuk ua njeh mbi 50 mijë shqiptarëve nënshtetësinë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 mars 2021 Në ora: 12:25
Ali Ahmeti

Para pak kohësh në shtetin fqinj, Maqedoni e Veriut, ka filluar regjistrimi i popullësisë, përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, diplomatëve, ata që janë duke vuajtjur dënimin dhe personave të pastrehë. Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit do të fillojë më 1 prill.

Duke qenë se procesi i regjistrimit ka filluar, partia shqiptare Alternativa e Ziadin Selës, ka përgatitur një sraf për shtetësinë për shqiptarët. Duhet theksuar se janë rreth 50 mijë shqiptarë në Maqedoni të cilët u mohohet e drejta e nënshtetësisë. Ky problem nuk po trajtohet nga autoritetet e këtij shteti, të cilat para diplomatëve të huaj mburren se ligji për shtetësi është harmonizuar sipas standardeve evropiane. Shqiptarë që kanë jetuar me dekada të tëra në Maqedoni u mohohet e drejta për t’u pajisur me nënshtetësi nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, me arsyetimin se ata janë me origjinë nga Kosova apo edhe Kosova Lindore. Duke qenë se numri është i madh i shqiptarëve pa nënshtetësi, partitë maqedonase, si ato në pushtet dhe në opozitë, nuk pranojnë që Drafi për shtetësinë të kalojë në Kuvend. Shqiptarëve u mohohet një e drejtë jetike, e cila është e garantuar edhe nga Neni 15 i Deklaratës i Universale të të Drejtave të Njeriut të vitin 1948, që deklaron: "Çdo njeri ka të drejtën e shtetësisë. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga shtetësia e tij, ose t'i mohohet e drejta për të ndryshuar shtetësinë e tij." Dmth kjo flet për lidhjen e një individi me shtetin.

Ligji të cilin e ka paraqitur Ziadin Sela, sipas tij ka “për qëllim që t'u kthejë dinjitetin këtyre njerëzve të nëpërkëmbur për 30 vite”, dhe për këtë sipas Selës, “Sot ne, qoftë nga LSDM-ja, qoftë nga VMRO-ja po e shohim të njëjtin avaz. Nga njëra anë LSDM-ja nuk e pranon të tërin ligjin, ndërsa VMRO-ja me amendamente e bllokon të njëjtin ligj. Kjo ne na tregon se ka një qasje anti-shqiptare dhe tendencioze, duke e trajtuar këtë ligj si ligj që i avancon të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh ai. Faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është unik, këtë po e shftyëzojnë më së miri partitë maqedonase, të cilat po vazhojnë të tallen me më së paku 50 mijë shqiptarë, numër që mund dhe sigurisht është shumë më i lartë. Qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut fatkeqësisht vdesin pa shtetësi, edhe pse në anën tjetër paguajnë tatime dhe detyrohen ndaj këtij shteti.Shteti ua mer paratë, por shtetësinë nuk ua jep.

BDI, që është kohë të gjatë në pushtet, po hesht përballë kërkesës dhe insisitimit të Selës për shtetësinë, duke dëshmuar kështu se nuk ka interes shqiptarët, por për të ruajtur pozitat e tyre. Me këtë ata po dëshmojnë edhe një herë, se shqiptarët po nëpërkëmbën si nga faktori shqiptar ashtu edhe ai maqedonas.

Frika nga rritja e numrit të shqiptarëve vazhdon t’ua dridh këmbët maqedonasve, fatkeqësisht nën sehirin e partive shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat