Jo mirë!

Opinione

Jo mirë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:56
Adem Bytyçi

Kur në Kosovë po flitet për korrupsion, hajni dhe krim ekonomik, në vend që Gjermania, si njëri ndër shtetet mike tonat të investojë në Kosovë, po investon në Serbi.

Në Novi Sad, këto ditë Gjermania bëri një investim me ç`rast punësohen 500 punëtorë.

Në Kosovë shkalla e pa punësisë është më e larta në rajon, duke i detyruar qytetarët tanë ta lëshojnë vendin e tyre me shumë dhimbje dhe peripeci të vështira për të gjetur vende pune në ndonjë shtet tjetër të perëndimit.

Politikanët tanë jo rrallë herë kanë premtuar investime nga jashtë për të injektuar ekonomin e vendit dhe për të ulur papunësinë e cila përveç tjerash edhe për shkak të Pandemisë ka marrë përmasa shqetësuese.

Mirëpo në një vend ku vidhet thesari i shtetit, detyrohen bujqit të japin mito për të marrë subvencione nga shteti, ku korrupsioni është endemik dhe thuajse është shndërruar në Pandemi, Investitorët e huaj e kanë të pa mundur që të investojnë.

Për dështimin e investimeve nga jashtë në Kosovë shkaktar është korrupsioni i lartë dhe mos besimi i investitorëve të huaj, se edhe investimet e tyre mund të goditën nga korrupsioni dhe krimi ekonomik në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat