Sipër monumentit të (pa) – drejtësisë paska rënë dëborë

Opinione

Sipër monumentit të (pa) – drejtësisë paska rënë dëborë

Nga: Baki Sulejmani Më: 10 mars 2021 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Gjyqësia në Maqedoninë e Veriut , dukshëm po jep shenjat e kalbjes së brendshme, ajo shfaq fragjilitetin e saj në çdo drejtim, Swaroski gjyqtarë po sillen si kapadahi, ata pa asnji vnerë dhe asnjë etikë e pedantëri juridike i kanë shpallë luftë popullit të vet..!

Ata madje në kushtet e sodit bëjnë oponencën e së drejtës natyrore të popullit në mënyrën më të vrazhdë të mundur. Duke u bërë palë me dreqin , atyre pra popullit të vet, në formë dedukcionale ia kanë bërë jetën më të rëndë se ato elementet paradigmale të Sizifit.

Balanci juridik me atë peshore romake, u zavendësua me peshoren e vlerës së shtuar monetare , politike dhe konjukturale..! Siguria juridike, me kësisoj gjyqtarësh bëhet e kuptimplotë vetëm nëse ajo konvertohet në skenat e western – filmave të Holywood-it.

Njerëzia e populli janë vënë nën shënjestrën e disciplinimit dhe omertizimit politiko-shoqërorr me armën dhe plumbat e gjyqësisë. Drejtësia i ngjan mollës së ndaluar të Adamit, për të gjithë ata njerëz të devotshëm që nuk tradhëtuan besimin, intelektin dhe ndërgjegjën e vet, ajo pret me shpatën e stërpikur dhe të ghendur nga korupcioni dhe pabesia, nga hakmarja dhe lehtësia e konformizmit të tyre të frikshëm që veprojnë, peshojnë, hakmeren dhe blehen lehtë si pasojë e të qenurit “ arushat e bardha me zemrat e kalbura”..!

Gjyqësia me kësisoj gjykatës në të , kohëve të fundit është bërë pjesë e debatit dhe debaklit institucional dhe rrugor. Ky sistem, i cili sa herë që sjell vendime thiret në emër të popullit, vendos në emër të tij dhe i dënon vetëm ata..! Këto gjykatës, e sidomos ata të nergut shqipfolës, harojnë se pikërisht djersa e këtijë populli i ngjizur me gjakun e atyre dëshmorëve i solli ato në majat e vendosjes në emër të tij , për të rehabilituar të gjitha padrejtësitë e shkaktuara nga ish regjimi komunist , për të paqësuar të kaluarën e hidhur të tyre me natyrën e vlerave europiane, nga ku edhe synojmë, për të shembur piramidën nga ku në formë centraliste përgaditej skenari i goditjes ndaj çdo familje shqiptare e cila kundërshtonte padrejtësitë, atë sistem i cili në shënjestrën e përndjekjeve, penalizimit , linçimit, dhe viktimës projektonte shqiptarin dhe fisin e tij …!

Respektivisht , dilema e cila shtrohet sot ka të bëjë me perfomancën e gjyqtarëve të vendosur si rezultat i librezave partiake dhe backround-it të tyre nëpër shërbimet e sigurisë të shtetit !? Rjedhimisht cilësisë së tyre profesionale , efikasitetit , efiçiencës së normës dhe deliktit juridik , sigurisë juridike nga ata, shkallës dhe mënyrës së përgjegjësisë, auditoriumit të punës së tyre nga Këshilli Gjyqësor , ligjit për gjykatat etj etj …!

Ajo që bie në sy është edhe ndryshimi i shpeshtë gati se çdo vit i ligjit për Këshillin Gjyqësor , neneve në të, ku specifikisht pa asnji kuptim ndryshohen nene të cilat parashofin qartazi masat disciplinore dhe ndëshkimet e shkarkimet të atyre gjyqtarëve që nuk veprojnë konform ligjeve në fuqi , që shkelin sigurinë juridike , ligje etj , e në vend të tyre vendosen nene që më së shumti i japin rëndësi , togës, alkoholit, adresës së gjyqtarit sesa pjesës normative dhe shkeljeve konkrete të të drejtave të qytetarit !!!

Në katrahurën e këtijë sitemi të brishtë gjyqësor, qartazi shihet elementi i afishuar koruptiv. Shteti nuk duket se ia del që konform deklaratave publike për pastrim të gjyqësorit nga këto elemente të jep rezultat. Ministria e Drejtësisë luan pedantin e mos ndërhyrjes në vendimet, survejimin dhe materializimin e normave ligjore në favor të popullit duke mos ndërmarë iniciativa konkrete për vetting dhe pastrim të gjykatave nga këto kaubojë..!

Kohëve të fundit ne të gjithë jemi dëshmitarë se si gjyqësia nën delirin e korupcionit, hedijeve , kalkulimeve politike dhe injorancës profesionale po zhvendos të drejtën hyjnore nga Kushtetuta në tregun e mafias klanore dhe urbane. Populli ma lehtë pranon vdekjen sesa përballjen dhe përbaltjen nga këto gjyqtar..!

Aparteidi gjyqësor veç sa ka filluar, gjyqtar të ndryshëm për 5000-8000-10000Euro të lënë pa gjumë, pa fëmijë, pa prind, pa strehë dhe pa shtetësi. Zullumi është trashur dhe me siguri edhe do të plaë…” Peri këputet kur hollohet e zullumi kur trashet”, zatem kështu thotë populli..! Në këtë mes të vendimeve abnormale filluar nga Monstra, Almiri, etj u gjendëm në shënjestër edhe ne pikërisht nga këto gjyqtar të cilët për 5000-8000-10000 euro hedije ta hudhim në ajër si rufe investimin jetësor të tre gjeneratave sikur me qenë mall i fituar nga etërit e tyre me bixhoz.

Gjykata e Apelit në Gostivar , në një proçes absurd pa legjitimitet aktiv të pales tjetër në procedurë edhe pas dy aktgjykimeve nga Gjykata themelore e Gostivarit në favor tonë rigjykon në mënyrën më absurde të mundshme një proçes aq të pastër vetëm e vetëm që gjyqtarët e apostrofuar edhe në disa shkrime dhe prononcime të mia të mëhershme të arsyetojnë aktin e veprës së bërë ( korupcion, ndikim etj ), dhe lehtazi mundohen që mbi 600000euro investim material , pa llogarit këtu kohën 30 vjeçare, avokat e procedura tjera ti hudhin në ajrë si rufe. Më e keqja është se as këta e as komuna e as shteti asnjherë nuk kërkuan llogari se si këto Dragana, Despota , Danilla, Besira , etj etj, okupuan, dhuruan,ndanë dhe vranë në tokë të tyre një familje të tërë.

Gostivari i njeh mire këto, por habiten se si këta që 30 vjet e lan shkret at objekt në rënje të plotë , pasi ne e rindërtuam dhe e vumë në funksion , gjyqtarë si Rafizi dhe Izeti edhe pas aktgjykimeve në favor tonë vendosin që pronën tonë me tapi , të rikthyer me vendim të plotëfuqishëm aq lehtë ta venë në posedim nji bande në mungesë të Legjitimitetit Aktiv , kjo emërohet dhe shumëzohet vetëm me KORUPCIONIN ..!

Me çka tjetër përveç mitos, korupcionit ose ndikimit politik, mundet që gjyqtari Rexhep Asani i cili fut pronën tonë private në masë falimentimi të ndërmarjes publike “ GOSTIVAR” , pa dëshmi për pronësi dhe e nxjer në shitje që nuk është realizuar asnjherë, a neve e njejta prone na është kthy në vitin 2005!!?

Neve jemi të sigurtë se Gjykata Supreme do ta rrëzojë këtë vendim të këtyre gjyqtarëve të Apelit , ashtu siç jemi të sigurt edhe për përgjegjësinë e tyre , përndryshe sdo kish kuptim e tërë hierarhia gjyqësore, aq më pak kur edhe pala që vuri padin deklaronte edhe me shkrim edhe në cilësi të dëshmitarit se ajo është prone e z. Jusuf Sulejmanit. ( Të nderuar kjo pronë paraqet tërësi-pronë individuale të zotriut në fjalë dhe ju, si aq lehtë djersin , paratë, mundin dhe gjakun e huaj e tjetërsoni …? ).

Ne besojmë në Zot , dhe ai pra Zoti nuk koruptohet dhe nuk vjedh sikur ju..!

Ju nuk jeni të detyruar të mëshiroheni me plagët tona , gjakun dhe djersin e popullit tuaj, por jeni të detyruar të gjykoni drejt sespse vendosni në emër të tijë, e ai pra sovrani , as flet as mendon e as gjykon si ju !

Sovrani ,ashtu siç ne ju pyet, se si ka mundësi që ju të mendoni se ne pajtohemi me vendimet e juaja që mbi 75% janë rezultat i skemave të korupcionit finaciar dhe atij politik..!

A nuk turpërohi sëpaku nag fëmijët e juaj , nga kolegët, qytetarët e Zotit, !? Pashë Zotin , çfarë race jeni Ju.? A nuk morët asnji mësim nga gjithë ato tragjedi familjare që Zoti ua dërgoi atyre zullumqarëve në familjet etyre e tek fëmijë si puna e Despotit, Danillos, Besirit e të tjerëve pas tij e tyre, që pasuroheshin në kuriz të popullit duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve, duke uzurpuar , shitur e tjetërsuar vakufet etj etj,..! Turp, turp, turp t´ju vijë , si skeni frikë as Zotin Ju ore.. ? …. Por , dijeni ne do të ngadhnjejmë, do të dalim edhe më forte nga kjo situate se jemi në drejtën tonë hyjnore..! Por tani , edhe nuk është koha kur për pesë lek e shitnit shqiptarin në Pazar si ai gjykatësi i ish –sigurimit, nuk keni të bëni me cuba në këto kohëra , gjërat kanë ndryshuar , ditëve të sodit veprohet edhe me KANUN , sepse ne mbrojmë nderin, gjakun dhe djersin tonë e këta nuk falen siç i keni bërë ju llogaritë !? A juve, ja, ju ftojmë publikisht dilni e tregoni çka mbroni kur shiteni kaq lirë..!?

P.S “ …pas kthimit tim në normalitet nga ato pasojat e shkatuara si rezultat i aktivitetit tim të gjatë në lëvizjet kombëtare për një jetë ndryshe të popullit tim, shumë gjëra nga ditari im, shënime të takimeve me struktura politike në Shqipëri e Kosovë, Ambasada e Atashe të ndryshëm, struktura të inrteresuara për veprimin tim si dhe arhiva e këtyre takimeve me kësi strukturash interesante, dhe një sërë biseda formale dhe informale me to, dokumente zyrtare dhe konfidençiale, i grombullova në një libër të vetëm , me të vetmin qëllim jo për ti publikuar e ti vej në siklet njerëzit tani , por , për të mbajtur në kujtim elementin shumë njerëzor timin në raport me shumë prej këtyre e ajo është NDËRGJEGJA. Po ndërgjegja ime e pastërt pa mos i patur borxh askujt në shërbim të popullit, a duke më patur borxh ç´dokush nga ata që folëm, mbështetëm, vepruam e kordinuam madje situata edhe nga më të vështirat..!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat