Për shkakun e humbjes katastrofale të LDK-së në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Kosovë të mbajtura më 14 shkurtë 2021, LDK shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më 14 mars për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re.
Rezultatet e ardhshme të LDK-së varen nga mënyra se si merret timoni në udhëheqje të kësaj partie.
-Sipas mendimit tim, që në start do të jetë parregullsia në këto zgjedhje, meqë kuvendi i vjetër do të zgjedhë kryetarin e ri dhe kryesinë e re.
-Do të ishte e shëndetshme për proceset demokratike kuvendi i ri i LDK-së të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re të LDK-së.
-Në radhë të parë është e rëndësishme të ketë reforma demokratike, jo imponime nga ambicjet vetiake të individve me ndikim që bëjnë fushat për përfitime të tyre personale.
-Për t’ju rikthyer anëtarësia e ikur e LDK-së duket të rikthehet Vjosa Osmani në vendin e duhur në partinë e LDK-së.
-Mos t’ju imponohet delegatëve të LDK-së që vijnë prej komunatve nga kryetarët e partisë së atyre komunave, meqë ata mund të qëndrojnë prapa interesave të tyre personale përmes pazareve, për të nominuarin për kryetar të qendrës së LDK-së.
-Votimi nga delegatët e kuvendit të qendrës në LDK të bëhet pa ndikimin e personave të fuqishëm në parti, pra ata (delegatët e LDK-së) të jenë vullnetë i anëtarësisë së gjerë të partisë së LDK-së. Proceset demokratike që përfaqsojnë vullnetin e anëtarësisë së gjerë, apo jo demokratike, në zgjedhjet e partisë së LDK-së do të përcaktojnë rritjen apo ramjenë edhe më të ksaj partie.