Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, përkundër disa anomalive të qëllimshme u vlerësuan si të rregullta dhe kështu u pranuan nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Zgjedhjet i fitojë bindshëm koalicioni Kurti- Vjosa.
Tani, flitet se kush mund të zgjedhtë dhe emërohet President i Republikës së Kosovës?
Edhe në të kaluarën zgjedhja e Presidentit ka qenë një çështje Problematike për shkak të PRETENDIMIT të SUBJEKTËVE politike, që Presidenti të zgjidhet nga radha e tyre.
Psh. Presidenti Hashim Thaçi, është zgjedhur në rundin e tretë të votimit.
Mënyrë siç e parasheh Kushtetuta, Presidenti kurdo që zgjidhet nuk ka si të mos jetë pazar në mes partive politike, prandaj edhe është e pa mundur që të zgjedhtë një President të cilin do ta donin pjesë më e madhe e qytetarëve të Kosovës.
Për këtë shkak disa institucionalist vendor disa herë e kanë sugjeruar një variant tjetër nga ky aktual sa i përket zgjedhjes së Presidentit - Presidentes së shtetit.
Këta institucionalist sugjerojnë që Presidentin e shtetit ta zgjedhë populli, pa e ndryshuar sistemin parlamentar në atë Presidencial, anoligjikisht siç e ka zgjedhur të njëjtën çështje Maqedonia e Veriut.
Megjithatë akoma të ne mbetet në fuqi mënyra e mëparshme e zgjedhjes së Presidentes përkatësisht Presidentit me shumicën e votave të deputetëve në Parlament.
Ajo që tani më dihet botërisht sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit të 14 shkurtit 2021, Sovrani është përcaktuar që Vjosa Osmani, të jetë Presidente e Republikës së Kosovës, tjetër çështje është se me këtë nuk pajtohet Isa Mustafa dhe ata që mendojnë si ky.
Natyrisht se këtë post e SYNOJNË shumë politikanë ,por President respektivisht Presidente duhet të zgjedhtë një personalitet i ngritur në aspektin e shkollimit dhe i cili është në gjendje për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës me dinjitet dhe në mënyrën më autoriteteve në raportet ndërkombëtare, përveç kushteve tjera do ishte e dëshirueshme që Presidenti, gjegjësisht Presidentja e shtetit të njoh mirë gjuhen angleze si njëra ndër gjuhet më të njohura diplomatike.
Zonj. Vjosa Osmani , i plotëson të gjitha KRITERET për t'u zgjedhur dhe emëruar Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës, prandaj zgjedhja e saj Presidente do të ishte në interesin më të mirë të Kosovës.