Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!

Opinione

Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!

Sabri Kiçmari Nga Sabri Kiçmari Më 10 mars 2021 Në ora: 17:44
Sabri Kiçmari

Më 10 Mars 21 e lexova deklaratën e juaj ku potencuat:” Hapja e Ambasadës Jerusalem akt politik, të bisedohet me shtetet mike që janë kundër“. Shumë e pa vend!

Ju shtoni pastaj “se qeveria e ardhshme do duhet të zhvillojë biseda me miqtë tjerë të Kosovës si Turqia dhe disa vende arabe që janë kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem, siç thotë ju për t’i shpjeguar argumentet dhe elementet që kanë quar në vendosjen e ambasadës në kryeqytetin e Izraelit.” Çfarë të shpjegojmë? Dhe të vendosim sipas vullnetit të tyre?

Meqë jemi një prej vendeve të para që kemi hapur ambasadën në Jerusalem, natyrisht ka dhe konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës në marrëdhëniet me vendet e tjera, por pikëpamja ime është që do të menaxhohet si situatë”, keni thënë.

Cila janë ato konotacione që ju ia keni frikën? Jo ore jo, ne bisedojmë vetëm me ata që e kanë ndihmuar luftën e vitit 1999.

“Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Po kur nuk dënuan përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse presim të na ndihmojnë për këto “lukse” politike. Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve. ( r.a.) “ Ndoshta ju kujtohet Zoti Kiçmari?

“Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.

Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.” shkruante Ruben Avxhiu, editor i gazetës amerikano-shqiptare “Illyria Press”

Pastaj tjetra: “Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli gjatë luftës strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia , kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë (r.a.). Çfarë kontrasti!, k!. E shihni ndryshimin?

Kur Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.”- dhe as kush nga ata miq që ju mendoni që duhet të sqarohemi nuk reaguan.

Sa i përket asaj që thuani “që tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashtë saj, pra patëm deklarime publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem.”

Ne e dimë shumë se kush janë ata në Kosovë që janë kundër amasadës së Kosovës në Jerusalem. Ne kemi shtet dhe sikur t`i dorëzoheshim atyre sot do të ishim në Lindje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat