Formimi gjermanik, perëndimor i Lulzim Bashës!

Opinione

Formimi gjermanik, perëndimor i Lulzim Bashës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:41
Lulzim Basha

Me pyetën një ditë se cfarë do të thotë formimi perëndimor i Lulzim Bashës?!

Po i përgjigjem me status, për lexuesin. Individi ka prejardhjen e tij dhe natyrisht edukohet dhe formohet në shoqëri dhe universitet.

Formimi i individit është mendor dhe fizik. Formimi i mendjes i të menduarit bëhet në stadet e zhvillimit të individit.

Lulzim Basha mbas maturimit, ka patur shansin të formohet në Utrecht në Hollandë, në kulturën perëndimore Dutch, gjermanike.

Universiteti ndikon shumë në formimin mendor, kulturor biles edhe fizik. Kontaktet që në moshën e re dhe studimi i gjuhës dhe kulturës angleze ka ndikuar gjithashtu në formimim e Lulzim Bashës.

Që me ardhjen në krye të PD-së, politika gjermane dhe gjermanike i ka kushtuar një vëmendje të vecantë dhe e kanë mbështetur Lulzim Bashën. Kjo mbështetje u pa qartë edhe në video-konferencën e zhvilluar me përfaqësues të politikës gjermane si, Tobias Rüttershof, Reinhold Lopatka, Michael Gahler, Elmar Brok dhe Armin Laschet, kancelari i ardhshëm gjerman.

Një komentues në FB bëri një koment që a e njohin Zotin Laschet Kancelarin e ardhshëm gjerman? Unë ju përgjigja, biles e përktheva shpejt edhe në gjermanisht:

“Lulzim Bashën e njohin shumë mirë gjermanët! Mos u bëni merak! E njeh Zonja Merkel dhe padyshim Zoti Laschet! Formimi gjermanik i Bashës është i vecantë për shtetin shqiptar për herë të parë që pas pavarësisë në 1912!

Mos të bëhet merak asnjë shqipatar në pozitë dhe opozitë për këtë fakt”!

Lulzim Basha ist den Deutschen sehr bekannt! Keine Sorgen! Kennen Sie (Basha) Frau Merkel und auf jeden Fall Herrn Laschet! Basha's deutsches AUSBILDUNG (FORMATION) ist zum ersten Mal seit der Unabhängigkeit im Jahr 1912 etwas besonderes für den albanischen Staat!

Kein Albaner in der Regierung oder Opposition macht sich darüber Sorgen!

Formimi perëndimor dhe politika komplememtare BE-SH.B.A!

Formimi perëndimor dhe aftësia për të bërë një politikë të jashtme komplementare me BE dhe SH.B.A është një prioritet i Bashës!

SH.B.A janë shumë të interesuara për antarsimin tonë në BE dhe për integrimin e Ballkanit në Europë! Në këtë Kontekst, Basha do të dijë të ballacojë shumë mirë politikën europiane dhe amerikane.

Kam shkruar një ditë që Basha është një hap përpara Edi Ramës edhe me administratën e Zotit Bieden! Për këtë jam i bindur dhe do të tregojë koha që politika e jashtme e Kryeministrit Lulzim Basha do të jetë shumë ballancuse me partnerët tanë perëndimor!

Formimi në Hollandë do të ndikojë edhe tek politika hollandeze që ka bllokuar celjen e negociatave me Shqipërinë, me kryeminsitrin e dështuar Edi Rama!

Më 25 Prill do të fitojë ekonomia, arësimi, shëndetësia, dmth Shqipëria, por do të fitojë edhe politika e jonë e jashtme për celjen e negociatave me Kryeministrin e ri të Shqipërisë, Lulzim Basha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat