Burrnia e Lutfi Hazirit do të ishte sikur sot të kishte deklaruar se unë nuk do të kandidojë për të parin e LDK-së, por do t’ua lë këtë mundësi të rinjve.
Ky do të ishte top kumt i ditës. Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, ngase ndodhi e kundërta.
Pra, Luta u korit shumë, ashtu siç i ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën duke luajtur me dy fytyra.
Koria nuk ka brina. Ai nuk mërzitet për çfarë vepron.
E kurrsesi që ai të dalë pa pikë turpi para qytetarëve dhe të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar, si dhe të kërkoj që Vjosa Osmani të pajtohet e të kthehet përsëri në LDK. Kjo e fundit është utopike të kërkosh diçka të humbur.
Sepse, kjo i bie se nëse Luta del fitues më 14 mars, atëherë nuk mund të pritet që LDK-ja të ringritet, por ka marrë tatëpjetën dhe do mbetet në lloç, pra edhe më keq.
Uroj që të zgjedhet e jo të zgjidhet ndonjë kandidat më i ri, më i mirë dhe mbi të gjitha mbi bazën e parimeve demokratike në frymën Rugoviane.