Qëndrimet e Abdixhikut, në një prononcim TV, kundër Kurtit, ishin aq konfuze, të pa qarta dhe të pa argumentuara sa që nuk mund të cilësoheshin ndryshe vetëm si qëndrime të një kundërshtari politikë në fushatë para zgjedhore.
Zaten ,jo vetëm tani, por edhe më parë LDK-istët dhe bashkëpunëtorët e tyre nga partitë tjera z. Albin Kurti, e kanë proklamuar si një majtist i "rrezikshëm" për shtetin e Kosovës.
I kanë vënë në bagazhin e tij politikë, kombëtar dhe intelektual llojë -llojë etiketimesh dhe shpifjesh me të vetmin qëllim që forcërisht ta eliminonin nga skena politike.
Madje ka patur kërcënime edhe nga personalitetet në pozitat më të larta shtetërore dhe politike të Kosovës, të cilët publikisht në emisione Televizive i thoshin se, do t'i tregoj unë vendin Albin Kurtit, etj.etj shpifje nga më monstruozet në kuptimin politikë, ideologjik dhe kombëtare.
"Shkaqet" dhe "motivet" për një urrejtje të tillë kaq patologjike ndaj Albin Kurtit, nga kundërshtarët e tij politikë ku me ditë se sa shumë janë ,por unë po i renditi disa nga ato:
1) Albin Kurti , është ndër politikanët më të pa korruptuar në Kosovë.
2) Albin Kurti është një i burgosur politikë.
2) Albin Kurti ,ka kundërshtuar dhe ka protestuar kundër vendosjes vijës kufitare Kosovë -Mali Zi ,aty ku nuk duhej të ishte.
3) Albin Kurti, në mënyrë demonstrative ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të luftës në Kosovë nga UÇK , dhe sot "kanë" fytyrë kundërshtarët e tij politikë ,ata që e kanë ngrit gishtin në Parlamentin e Kosovës për themelimin e kësaj Gjykate, të thonë se , z.Albin Kurti ,është "gëzuar" kur ishte themeluar kjo Gjykate raciste dhe një etnike.
4) Albin Kurti në mënyrë konstante gjatë gjithë karrierës tij politike e ka denoncuar korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar, nepotizmin dhe kapjen e shtetit dhe shumë fenomene tjera negative dhe të pista ,të cilat e kanë cenuar rendë imazhin e shtetit të Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve dhe për luftimin e t'gjitha këtyre anomalive është zotuar z.Albin Kurti, po t'i besohej Qeverisja e vendit.
Kundërshtarët politikë të z.Albin Kurtit, mund t'i thonë çdo gjë: "Majtist", siç i tha Abdixhiku, kundër shtetit të Kosovës, "Jugoqavez", dhe t'i atribuonin lloje- llojë shpifje dhe etiketimesh, por këto specie politike nuk kanë të drejtë dhe as që guxojnë të pohojnë se sovrani gabojë që koalicionit Kurti- Vjosa Osmani, i'a u besojë Qeverisjen e vendit.
Kundërshtarëve politikë të zotit Kurti, me duhet t'a u kujtoj sentencën: "Fjala popullit është fjala e zotit", me kaq them unë shemben të gjitha bjeshkët e shpifjeve ndaj z.Albin Kurti, nga kundërshtarët e tij pulitke i të gjitha sojeve.