Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të formohen institucionet e Kosovës pa pengesa, gjithashtu Palmer i drejtohet me mesazh të qartë opozitës: Qëndroni në sallë kur të votohet presidenti!
Matthew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth votimit për president të Kosovës.
Ai ka thënë se opozita duhet të tregohet lojale dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën e votimit të presidentit në Kuvend.
Sa i përket zgjidhjes së presidentit, mendojmë se opozita, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë, të bëjnë punën e sajë . Të jenë të pranishëm, të sigurojnë kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë në normalitet.
Palmer, shpreh dëshirë të shoh një qeveri partnere të fortë për SHBA.
Duket se ka rrugë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë që mund të jetë partnere e SHBA-së”.
Për formim të Qeverisë nevojiten 61 vota, ndërsa sa i përket presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota.
Sipas mesazhit të Matthew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është berë e ditur për opinion publik se është në interes të vendit dhe qytetarëve që procesi mos të pengohet në krijimin e institucioneve të vendit nga opozita dhe të ipet mbështetje e plotë për presidente znj.Vjosa Osmani.
Krejt për fund, vendin e presin detyra dhe sfida të shumta e me mjaftë pergjegjësi, siq është dialogu, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Është e arsyeshme dhe e drejtë mbështetja amerikane për Vjosa Osmani presidente, pasi është zëri dhe vullneti i popullit i shprehur me votë të lirë e demokratike. Autori është anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA.