Vendosja e Ambasadës në Jeruzalem është një mision i shenjtë dhe një arritje e madhe diplomatike për Kosovën.
Media izraelite njoftoi se ceremonia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem do të zhvillohet të hënën.
Kujtojmë që më 1 shkurt, Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe Izraeli u bë vendi i 117-të në botë që njeh pavarësinë e Kosovës.
Marrëdhënia midis dy vendeve mori formë sidomos me negociatat dhe ndikimin e ish-Presidentit Trump në tryezë në 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Por kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili pritet të formojë qeverinë e re në fund të këtij muaji, është skeptik. Gjatë një takimi dy javë më parë me ambasadorin turk Cagri Sakar, ai tha se qeveria e tij do të konsideronte ngritjen e një ambasade të Kosovës në Jeruzalem. Ai kështu shqiptoi;
"Lidhur me vendin ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë dokumentacionin qeveritar në largim."
Konsiderimi i Kurtit se ku do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht jashtë kompetencës së tij, sepse çeshtje kjo është vendosur me kohë.
Si një përkufizim dhe forcim i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, Albin Kurti duhet të jetë i pranishëm të hënën në Jeruzalem, sepse Kosova nuk është një tryezë pokeri ku ndërrohen lojtarët por një shtet i pavarur dhe i respektuar jo vetëm nga Izraeli e Amerika por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Kosova është një shtet i pavarur dhe si i tillë duhet të funksionojë, nuk duhet bërë politika e saj për kënaqësinë e askujt, por për interesat e saj politike ekonomike dhe kulturore, që çojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sigurinë kombëtare.
Izraeli është një shtet i vogël, por i shumë fortë dhe Kosova ka nevojë të zbatojë marrëveshjen e Washington-it, dhe të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Mos të harrojmë se ne jemi një komb i vogël dhe kemi nevojë për mbështetjen jetësore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Si shtet ose si udhëheqës politik, ne nuk duhet t'i dorëzohemi Turqisë dhe shteteve Arabe, sepse ata nuk bënë asgjë për ne në 20 vitet e fundit, kur Kosova kishte nevojë për rimëkëmbje ekonomike nga pasojat e luftës të shkaktura nga agresori serb.
Jo shumë kohë më parë, në shtator të vitit të kaluar, Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe citoi, se; " Palestina nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë".
Turqia është me të vërtetë është një fuqi në rajonin e Ballkanit, por është gjithashtu një aleat i Rusisë dhe Serbisë, të cilat investojnë në Serbi dhe shkëmbejnë miliarda euro me tregun e tyre vjetor. Këto bashkarisht dëshirojnë ta mbajnë Kosovën të pazhvilluar sikurse e bënë 20 vitet e fundit, të prapambetur, të korruptuar dhe të pa perspektivë.
Liderët politikë shqiptarë, kurdo dhe kushdo qofshin ata, duhet të mendoni njëherë e përgjithmonë dhe ta din se nuk kanë fuqi të kthejnë prapa interesat e Kosovës dhe marrëdhëniet me Amerikën, pa të cilët ne nuk do të ekzistonim si shtet apo si komb, por do të ishim një popull i mjerë i drejtuar nga mbetjet mesjetare sllavo-turke të Ballkanit.
Lartësoni kombin tuaj lart me dinjitet, atje ku i takon dhe për qëllimin që kemi luftuar së bashku, një Kosovë Shqiptare, një Kosovë Perëndimore, sepse Kosova është dhe do të mbetet një vend dhe një shtet me identitet, për sa kohë që ketë miq dhe aleatë të fortë si Amerika dhe Izraeli!