Pas zhvillimeve më të fundit në LDK, pas largimit të Isa Mustafës dhe zgjedhjes së Kryetarit të ri z. Abdixhiku si dhe me rinovimin e mëtutjeshëm që duhet të bëjnë strukturat drejtuese të LDK-së, dhe pas analizës së thellë që ajo duhet të bëjë pse ajo humbi kaq thellë, dhe pra nëse LDK-ja tashmë reagon drejt përmirësimit dhe drejt të vëteteve politike duke u ndarë nga elita e vjetër e saj pas rugoviane, LDK menjëherë duhet që t’i japë dakordësinë që Vjosa Osmani të zgjidhet Presidente e Kosovës.
Kjo do të ishte në të mirë të LDK-së pasi do të bëhej Presidente një personalitet, i cili nuk ka vetëm mbështetjen dhe simpatinë e masës më të madhe prej radhëve të LDK-së, por ajo sot është personaliteti më i merituar dhe më i respektuar publikisht, por edhe ndërkombëtarisht.
Nëse LDK-ja jep ,tregon dhe i rikthehet seriozisht zotimeve, premtimeve, angazhimeve dhe asaj se çfarë ajo ishte gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, kur promotorja e ndryshimit dhe e kthimit të besimit te LDK-ja dhe kandidate për kryeministre nga LDK-ka ishte znj. V.Osmani, atëherë është edhe e natyrshme që të bëhet një marrëveshje bashkëqeverisëse LVV-LDK, me një LDK të rinovuar pas Mustafa, Haziri, Veliu e kompani.
Edhe për LVV pavarësisht se ajo i ka numrat për ta bërë qeverinë, për LVV nëse do t’i duhej ndonjë aleancë e mundshme me ndonjë parti politike, më e mira do të ishte me LDK-në, me deputetët e listës Vjosa po e po se ata janë fitues tashme brenda LVV.
Por pse jo edhe me LDK-në e pas VETING-ut të 14 Marsit, por gjithmonë nëse LDK-ja bën një VETING- real dhe nëse do të përtërihet seriozisht dhe besueshëm.