1. Nuk je në pozitë të shtrosh pyetje, Envero.
Për të shtruar pyetje duhet të jesh i pafajshëm dhe i painformuar.
2, Ku ke parë Ti kësi yrrneku: Në emër të PDK-së, e merr në pyetje Albinin për problemet që i ka shkaktuar PDK-ja!
3. Ti duhet të japësh përgjegjësi për pyetjet e t'ua.
4. Sot PDK po kërkon nga Albini Kurti dhe Vjosa Osmani t'i ndreqin gabimet e PDK-së!
5. E kaluara nuk ndryshohet. Prandaj, mendohet se bash sherri këtij fakti, njeriu është i pafat.
6. Kryetarët i ke në Hagë.
Pse nuk e pyete Albinin: Si ndodhi që veç Ti nuk e votove Gjykatën Speciale?
Pse nuk e kushtëzove Albinin ta ndryshojë qëndrimin për Gjykatën Speciale?
7. Pyetje e vërtetë është kjo:
Pse votuesit nuk patën mëshirë për burgosjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit?
E ke parasysh çka do të thotë të shkosh në burg, nga pozita e kryetarit të shtetit?
8. Albinin është dashur ta befasosh.
Ta gjesh të papërgatitur.
Ti ia jep Albinit atë që e pret prej teje, je tmerrësisht i paparashikueshëm.
PDK, përveç e dështuar, shkaku yt po duket edhe e papjekur dhe qesharake!
9. Mirë e ke veç kur thua se PDK nuk e ka për obligim t'u ndihmojëbkundërshtarëve të ngriten në karrierë.
10. Nëse më pyet dikush 'A mendoj ende se je një kastravec', i them Po.
Dhe për ata që nuk e dinë, sipas Fjalorit Shqip, kur i thua dikujt kastravec, figurativisht i thua 'I papjekur dhe pa përvojë në jetë; budalla'.
P.S. Të jeni të bindur se sot, me 10-të pyetjet t'ua, 10% ia ke rritur votuesit Albin Kurtit..
Për PDK-në nuk është koha e luftës, por e shërimit.
Sepse, PDK është e 'plagosur' gati e 'vrarë' nga vet krijuesit e saj!
Të plagosurit kërkojnë shërim, jo mejdan.
Secili që sot bën ironi me fitoren e madhe të Vetëvendosjes, gabon shumë.
Sepse, asnjë fjalë e keqe sado e rëndë të jetë kundër VV, sot nuk ia merr anën fitores së madhe.
Për ta mundur Albin Kurtin duhet të bëhesh 'i mirë'.
Për t'u bërë i mirë, është proces, nevojitet kohë.