Përkitazi me 10‐të pyetjet në formë kërkesash të Enver Hoxhaj për Albin Kurtin!

Opinione

Përkitazi me 10‐të pyetjet në formë kërkesash të Enver Hoxhaj për Albin Kurtin!

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:06
Adem Bytyçi

Enver Hoxhaj, në vend që të ngritë partinë dukët se po vepron kundër interesave të saj!

Ky politikanë duhet ta di edhe pse nuk e di ,se populli është ai  i cili ka vendosur t'ia besojë qeverisjen e vendit koalicionit Kurti- Vjosa.

Sa herë të dërgoni vendin në zgjedhje të parakohshme për inat të Albin Kurtit, aq më i fortë do të del Albini, nw qoftë se këtë nuk e keni kuptuar akoma, besoni se nuk i'a vlen të merri me politikë.

Sjellja juaj në raport me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe në raport me Albin Kurtin pas këtyre zgjedhjeve tregon se jeni inkuadruar në një fushë siç është politika e cila kërkon   reflektim, kompromis dhe përgjegjësi kur janë në pyetje interesat e vendit dhe imazhi i tij ndërkombëtar...

 

Në qoftë se keni ardhur në Krye të partisë qoftë edhe përkohësisht duhet ta ndihmoni atë në konstituimin  e institucioneve e jo për ta sabotuar këtë proces i cili është shumë i rëndësishëm për interesat e vendit dhe për të ardhmen e tij në shumë aspekte ...

 

Duhet ta dinit se kërkesat të cilat kërkoni që t'i plotësojë z. Albin Kurti, që ju të kontribuoni në themelimin e institucioneve shtetërore pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, jo vetëm që dukën të jenë për inate politike, por burimi i tyre nuk është z. Albin Kurti, burimin dhe shkaqet e atyre ngjarjeve në të cilat insistoni ju z.Enver Hoxhaj , duhet ta kërkoni në radhët tuja dhe të atyre me të cilët bashkë e keni qeverisur vendin ,për të mos thënë e keni keq qeverisur, dhe për këtë arsye sovrani u'a tregojë vendin në zgjedhjet e parakohshme me 14 shkurt 202, pse ju nuk mund të pajtoheni është "e drejtë" e juaj.

Një fakt duhet ta keni parasysh z.Haxhaj, qytetarët u kanë votëbesuar për të kontribuar në themelimin e institucioneve shtetërore pas këtyre zgjedhjeve, e jo për ta penguar këtë proces, i cili është më i rëndësishëm si as njëherë  më parë për shkaqe dhe rrethana që dihen.

Në radhën e shumë fakteve tjera, z.Enver Hoxhaj ,duhet ta dinit edhe këtë fakt: Cilado parti që do të jetë shkak, që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme sovrani ka për t'ia dhënë ndëshkimin e merituar dhe Koalicioni Vjosa - Albini, ka për të dalur edhe më i fuqishëm.

Dërgimin e vendit përsëri në zgjedhje të parakohshme, Bashkësia ndërkombëtare duamë ne ta pranojmë, apo jo, do të vlerësojë se Kosova e ka një klasë politike e cila nuk është e përgatitur për t'i kontribuar vendit vet, kur vendi ka nevojë më shumë për kontributin e saj...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat