Kosova vendi më paqësor në botë’ s’ka krim të organizuar e korrupsion. Asnjë zyrtarë i shtetit nuk ka vepra penale.
Madje, shumë politikanë këtu punojnë pa pagë, bukën e marrin me vete në punë, shpenzimet zero.
Partitë politike punojnë vetëm për popullin, dhe i harrojnë interesat e tyre personale. Shpesh kur kundërshtohen e bëjnë për parime, por jo për përfitime. Ata shtyhen se cili personalitet i ka punët më mirë, dhe ia dhënë një pozitë të madhe institucionale që ka peshë, por që ka edhe shpenzime shumë, dhe në këtë mënyrë, ai nga xhepi i tij i mbulon ato.
Kështu, ata kursejnë buxhetin e shtetit, të cilin pastaj po e çojnë në fonde të ndryshme për popull.
Edhe punëtorët punojnë sa për bukën e gojës, nuk duan paga më të mëdha. Kështu edhe ata janë vetëdijesuar nga shtetasit tanë, të cilët, shumë prej tyre po i lanë anash edhe obligimet familjare për shtet.
Populli, për të ruajtur paranë e shtetit, nuk marrin as viza të cilat duhet paguar, me ato para, pastaj po ndërtojnë shtëpia për familjet në nevojë.
Populli ynë, i cili është më i bashkuar se kurrë, madje është më i bashkuar se në kohën e luftës, kur dërgonin para për fondet që ishin aktive në Kosovë asokohe. Duke pa që ato para u keqpërdorën nga disa individ, që udhëhoqën edhe pasluftës, me votat e tyre i dënuan, edhe pse vonë, pas 20 viteve.
Tash kemi vetëm një fond që duhet mbushur, atë të Rimëkëmbjes, i cili po troket në secilën derë në Kosovë.
Kjo është Kosova që e duam! Për këtë Kosovë ranë dëshmorët tanë, gjakun e tyre që e shkelën humbësit e zgjedhjeve të 14 shkurtit!