Kërkesë ambasadorëve të SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Opinione

Kërkesë ambasadorëve të SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 21 mars 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Joe Biden presidenti i SHBA-ve, Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës, mbeten shpresa e vetme e ndryshimit pozitiv për zgjidhjen e drejtë dhe njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Zoti dhe vota e popullit e sollën Joe Biden-in predident të SHBA-ve, demokratin e mirëfilltë, njeriun me moral të lartë dhe karakter të fortë që din t’i vlerësojë drejt Kosovën dhe shqiptarët.

Zoti dhe vota e popullit e sollën Albin Kurtin për të qenë kryministër i Kosovës dhe Vjosa Osmanin presidente e Kosovës.

Ta shfrytëzojmë këtë mundësi që na e dha Zoti dhe populli për të mirën e Kosovës, t’ua lirojmë rrugën, t’i lëmë të punojnë dhe t’i ndihmojmë, se ndryshe Zoti dhe populli më së keqi do të na ndëshkojnë.

Joe Biden, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë e vetmja shpresë për shpëtimin e Kosovës edhe nga kolapsi politik, ekonomik dhe korrupsioni, në të cilin e sollën LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, gjatë udhëheqjes së tyre të papërgjegjshme në 21 vitet e kaluara.

Të nderuar ambasadorë, Kosova dhe shtetet T’uaja nuk duhet ta lejojnë krimkinelin Aleksandër Vuçiq që në dialogun Kosovë-Serbi ta përfaqësojë Serbinë, i cili moti është dashur ntë jetë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

Krimineli aAleksandër Vuçiq në dialogun Kosovë-Serbi tashmë me vite është duke u tallur edhe me renomenë e shteteve T’uaja.

Krimineli Aleksandër Vuçiq nuk e përfilli dhe u tall edhe me letrën konstruktive dhe dashamirëse që ia dërgoi Joe Biden, presidenti i SHBA-ve.

Krimineli Aleksandër Vuçiq më 18 mars 2021 në rrjetet sociale publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë kriminale, të shoqëruar edhe me tekstin provokues dhe kërcënues ndaj Kosovës por edhe ndaj shteteve T’uaja që konsiderohen avangarde në ruajtjen e paqes dhe demokracisë botërore.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, më 18 mars 2021 deklaroi se, “ Ka patur bisedë të mirë më Mathew Palmer, të dërguarin special të Departamentit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, dhe me Miroslav Lajçak, emisarin e Be-së, duke thënë se ata nuk kanë ofrur asnjë “non paper” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mathew Palmer nuk e fsheh se, po kërkojnë njohje të ndërsjellë në përputhje me atë që ka shkruar presidenti Joe Biden. BE po kërkon normalizim të marrëdhënieve, gjë që e ka spjeguar Miroslav Lajçak. Ne po kërkojmë kompromis dhe se nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët janë gati për kompromis” deklaroi Aleksandër Vuçiq.

Këto janë lojërat diplomatike të kriminelit Aleksandër Vuçiq, që është demagogu dhe gënjeshtari më i madh i kohës , i cili po e sjell rrotull diplomacinë botërore, me mendjen e tij psikopate e shizofrene se do t’i mashtrojë shetet T’uaja dhe demokracinë botërore.

Çfarë kompromisi kërkojnë krimineli Aleksandër Vuçiq dhe Serbia kriminale, pas agresionit gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në Kosovë në vitët 1998/99, ku ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare., rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bënë shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë që të marrin rrugën e eksodit.

Çfarë kompromisi kërkojnë krimineli Alksandër Vuqiq dhe Serbia kiminale, kur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshyëm i vranë dhe i masakruan në Kosovë dhe i transportuan në Serbi, ku i varrosën në varreza masive, ose i dogjën në mënyrë kanibaliste nëpër hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur krimet.

Mathew Palmer është dhëndër i Beogradit dhe se qasja e tij ndaj dialogut Kosovë-Serbi është e dyshimtë, sepse populli thotë se “ Gruaja e ka futur edhe djallin në shishe”, që len të kuptohet se beogradasja serbe domosdo ka ndikim pro serb te bashkëshorti i saj Mathew Palmeri lidhur me Kosovën.

Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, gjer më tani janë dëshmuar pro serbë, dhe domosdoshmërisht duhet të zëvendësohen me persona korrektë dhe të ndershëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve, e shqetësoi BE-në, sepse tashmë nuk do të lejojë që për Kosovën të vendosin padrejtësisht dhelpërat dinake si Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, dhe dhelpanakët si Johanes Han, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, të gjithë pro serbë të dëshmuar.

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve, e shqetësoi tmerrshëm Serbinë kriminale, e cila në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocisal dhe vrasës në Kosovë nga më mizorët në shekullin e 20-të, dhe tashmë 21 vite nuk po i pranon krimet e kryera, duke u paraqitur dhe mashtruar se Serbia na qenka viktimë dhe jo agresore.

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve e shqetësoi tmerrshëm Serbinë kriminale që në dialogun Kosovë-Serbi trajtohej si viktimë, sikur Kosova paska kryer agresion gjenocidal në Serbi, edhe pse tërë bota e shikoi agresionin gjenocidal e vrasës që Serbia e kreu në Kosovë.

Joe Biden, presidenti i SHBA-ve nuk do të lejojë që Serbia t’i mbulojë krimet e saj monstruoze ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë agresionit gjenocidal e vrasës 1998/99, dhe se Serbia më nuk mund t’i arsyetojë kërkesat e saj banale, se gjoja interesohet për sigurinë e 5 përqind të serbëve që jetojnë në Kosovë, kur dihet se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve e shqetësoi tmerrshëm Serbinë, sepse Joe Biden e din shumë mirë se shqiptarët në Kosovë janë autoktonë, paqedashës dhe fisnikë, se serbët dhe Serbia në Ballkan janë ardhacakë dhe se Kosova ishte e okupuar nga Serbia.

Joe Biden, presidenti i SHBA-ve, do t’ia shuajë ëndërat hegjemoniste Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse ndaj Ballkanit, dhe dashurinë e flaktë ndaj Rusisë.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë më 18 mas 2021 publikoi nëpër rrjetet sociale hartën provokuese ku paraqitët Kosova e mbuluar me flamurin e Serbisë kriminale, si paralajmërin se Serbia nuk heqën dorë nga Kosova.

Ky provokim i rëndë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës duhet kritikuar dhe sanksionuar nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ky provokim i rëndë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës është sinjal i qartë se Kosova në të ardhmen nuk duhet të dialogojë në asnjë mënyrë me kriminelin Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ky provokim i rëndë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës është alarm i fuqishëm për Qeverinë e Re e Kosovës e cila duhet të këmbëngul t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara, e që padrejtësisht janë në dëm të Kosovës viktimë.

Në dialogun Kosovës-Serbi, Kosova përfaqësohej nga Hashim Thaçi i PDK-së, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Skender Hyseni të LDK-së, të cilët për interesa të tyre karieriste personale dhe partiake i sakrifikuan të drejtat legjitime të Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Askush nuk mund ta detyrojë Kosovën që të pranojë marrëveshje të dëmshme të nënshkruara nga tradhtarët e Kosovës.

Qeveria e Re e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që dialogu Kosovë-Serbi të ketë një fillim të ri e dinjiroz, të pastër e real, sepse dialogu Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara u zhvillua në dëm të Kosovës viktimë dhe në favor të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse.

Qeveria e Re e Kosovës duhet të këmbëngul që BE-ja t’i zëvendësojë Josep Borell-in dhe Miroslav Lajçakun me përfaqësues tjerë korrektë, të ndershëm dhe të paanshëm, sepse të sipërtheksuarit nuk janë të denjë të kontribuojnë për përfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi, sepse gjertani kanë mbajtur anën e Serbisë.

Serbia kriminale në dialogun Kosovë-Serbi është e përfaqësuar nga krimineli Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, në bashkërendim me krimineli Ivica Daçiq, ish ministër i Jashtëm i Serbisë, që të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq është dashur me kohë që të jenë prapa grilave në GJykatën Speciale për Kriimet e Luftës në Hagë.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe udhëheqësit aktualë të Serbisë, as që kanë patur dhe as që kanë interes që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses.

Dialogu Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara i udhëhequr nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Skender Hyseni, i shkaktoi dëme të mëdha Kosovës dhe e çoi drejt greminës.

Dialogu Kosovë-Serbi tani duhet të fillojë nga kryet e problemit, që don të thotë nga njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, dhe jo nga bishti i interesave Serbe e cila kërkon dialog me kompromis.

Insistimi i BE-së dhe i Serbisë që të themelohet Asosciacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, don të thotë rifutjen e kthetrave të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Insistimi i Serbisë dhe dakordimi i BE-së që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet mbi bazën e arritjes së një kompromisi, don të thotë që Serbia okupuese dhe agresore, përkundër të zezave dhe krimeve që ia shkaktoi Kosovës, tani pretendon që të ketë edhe hise në Minierat e Trepçës, që gjithnjë kanë qenë pronë shqiptare dhe e Kosovës.

Serbia pretendon që të ketë hise edhe në Liqenin e Ujmanit, të ndërtuar me paratë e Kosovës.

Serbia pretendon që kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, t’i administron nga Beogradi, edhe pse këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, por që Serbia pas okupimit të Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar, për çka ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme, qoftë në arkivat kishtare që Serbia i mban të fshehura, qoftë në faktet historike.

Serbia po qe se i realizon këto pretendime ogurzeza hegjemoniste, atëherë Kosova do të shndërohet një koloni serbe, e cila do të dirigjohet nga Beogradi, dhe kjo do ta pengonte Kosovën të zhvillohet dhe të forcohet shtet i pavarur e sovran.

Të nderuar ambasadorë, Kosova, mbarë shqiptarët dhe tërë bota demokratike po e shohin se Serbia nuk po ndalet duke provokuar dhe kërcënuar Kosovën, por edhe duke mos e përfillur edhe autoritetin e shteteve T’uaja.

Këtë Serbia e dëshmoi edhe këtyre ditëve me publikimin e hartës provokuese dhe kërcënuese të kriminelit Aleksandër Vuçiq, ku Kosova paraqitet mbuluar me falmurin e Serbisë kriminale.

Këtë Sebia e dëshmoi këtyre ditëve me vetë faktin se po e shkel edhe Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Uashington, ku Kosova ka rënë dakord që një vit të mos lobojë pë njohje të reja, dhe Serbia një vit të mos lobojë për ç’njohje të Kosovës.

Beogradi zyrtar këtye ditëve deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument në Egjipt për njohjen e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi këtyre ditëve deklaroi gjithashtu se Nigeria ka bërë ç’njohje të Kosovës. Këto dy raste dëshmojnë se Serbia është e papëgjegjshme dhe se e ka shkelur marrëveshjen e 4 shatorit 2020 në Uashington.

Të nderuar ambasadorë, shetet T’uaja nuk duhet të lejojnë që të denigrohen, poshtërohen dhe mospërfillen nga krimineli Aleksandër Vuçiq dhe Serbia kriminale.

Të nderuar ambasadorë, gota e Serbisë është e mbushur përplot me vrer antishqipta, dhe se shtetet T’uaja duhet t’i thonë stop Serbisë njeherë e përgjithmonë, duke e sanksionuar dhe ndëshkuar.

Zooti u bekoftë Juve, familjet T’uaja dhe shtetet T’uaja që i përfaqësoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat