Tani kur në LDK idhnakët ngrenë zërin

Opinione

Tani kur në LDK idhnakët ngrenë zërin

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:36
Ruzhdi Peçani

Dhe në prag të Kuvendit të LDK më 14 mars kishte opinione se duhet ndryshuar Lidhja Demokratike e Kosovës si parti politike, apo të ruaj po ato kuadro dhe programin?

Pra ky Kuvend i jashtëzakonshëm i LDK i ftuar pas dorëheqjes të kryetarit dhe kryesisë,në të cilin kuvend u zgjodhë Kryetari i ri i partisë.Kjo si shkas, se partia në zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi humbje me rënje drastike si asnjëherë në historirikun e saj. Kështu do e vlersonin edhe si një “nokdaun” politik, gjitha për fajin e kryetarit të saj, Isa Mustafa me Kryesinë, për këtë mori ndëshkimin e rëndë,si kurrënjëherë. Simpatizantë që edhepse nuk votuan LDK për shkaqet tani të njohura, besoj se nuk ishin të lumtur. Pas zgjedhjeve që ndodhën përflitet se partia do të shkoj drejtë një ristrukturimi dhe reformimi tani më si domosdoshmëri

Dhe ky Kuvend ndodhi,po nuk kishte “karriga”që shumë kishin dronë,pra u zhvillua në një frymë demokratike me tre kandidat për pozitën e kryetarit të partisë.Dhe ashtu si deshën, me shumicë votash do zgjedhej për Kryetar të LDK zt.Lumir Abdixhiku. Pas kësaj ndodhi dhe zgjedhja e strukturave të partisë pra Këshillit të përgjithshëm, kryesisë dhe nënkryetarëve të kryesisë.Në opinin po dhe tek simpatizantë të LDK pritnin se çfarë do ndodhi me këtë kuvend.Do duken shenjat e para se mund të ndodhi këthesa, se partia duhët ti nënshtrohet një ristrukturimi.

Me zgjedhjen e Kryetarit dhe strukturave u dukën shenjat e para. Disa nga protagonist “të devotshëm”nuk do jenë antarë Kryesie dhe tani nga ta do kemi edhe të pakënaqur.Pritjet tek disa nga ta ishin të mëdha,nga ta kishte edhe që këtë e pritën dhe pranuan pa një reagim,por nuk munguan edhe shpërthime paknaqësie dhe ata që ishin heshtak dhe kapicioz,kur punët shkonin keq në parti, si Driton Selmanaj?!

Gjatë fushatës parazgjedhore ky do merrte për detyrë specifike,do bente antifushatë kundrejt znj.Vjosa Osamni se na ishte “dezertore” dhe çka jo tjetër nga leksiku më ulët denigrues me plotë urrejtje,shpifje, etiketime dhe nuk ishte i vetëm ky.Kur ky politikan mori këtë detyrë,kjo ishte nismë e tijë, apo u vu në grackë që tani po paguan tagrin.

Zt.Driton Selmanaj,tani iu bë me dije, po dhe vetë kuptoj se nuk arriti të bëhej një politikan i një profili të denjë ,mu në moshën kur duhej ta arrinte. Po dhe tani kur ngre zërin le të kuptohet se ka mangësi në shkathtësitë në mardheniet me rrethin,në kombinimin e shkathtësive interpersonale (aftësia e bashkëpunimit me grupin apo rrethin), si dhe shkathtësive intrapersonale (aftesia e menagjimit të qendrimeve vetanake dhe emocioneve). Shkathtësitë në mardheniet me njerëzit me rrethin apo grupin, paraqesin elementin thelbësor të suksesit. Komunikimi i mirë është themeli i suksesit në mardhëniet ndërnjerëzore. Komunikimi interpersonal është e arrituar më e madhe ndër njerëz.Komunikimi i keq largon njerëzit, kolegët,partnerët dhe i bënë të vetmuar dhe të pasuksesëshëm zt.Selmanaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës,si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi dhe parti shtetformuese mund të ia dali, me që ka themel të fortë vetëm se kërkohet mature dhe një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë. LDK duke mos merret vetëm me humbjen e zgjedhjeve dhe elektoratit së fundi, më 14 shkurt, po edhe më larg,për të gjitha ato që kan ndodhur dhe kanë dëmtuar prestigjin e partisë.Humbjet e pësuara në zgjedhje ishte grushti fundit,po goditjet tjera që kishte marrë partia po dhe vetë shteti. Nuk ka ristrukturim as reformim po nuk e bejnë këtë.

Së fundi dëgjohet edhe një reagim i zt.Driton Selmanaj, ka reaguar për herë të dytë brenda ditës në lidhje me Kryesinë dhe kryetarin e ri të LDK-së. I cili kishte shkruar se “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin është përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë LDK-në, pas takimit që kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte pasur para disa ditëve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin dhe u.d. presidenten, Vjosa Osmanin. Dhe këtu po ky me një paradox si puritan dhe si një “shpëtimtar” i LDK. Ky qëndrim rigjid puro përsonal ndaj znj. Vjosa Osmani.

Sigurisht se Kryetari i LDK Lumir Abdigjiku do takohet me znj.Osmani dhe do bisedojnë. Sigurisht se ky takim nuk e dëmton “edhe më shumë” LDK ,përkundrazi i shton vlerë.Përderisa Selmanaj mendon se do ta dëmtoj,ka dhe mendime ndryshe: se që të dy bashkëbiseduesit do flasin apo “negocojnë” që grupi i deputetve të Vjosës t'i bashkohet grupit parlamentar të LDK, ky si një kusht që grupi parlamentar i LDK do e votonte znj.Vjosa Osmani për Presidente.

Kjo mendoj se nuk mund të ndodhi! E para ngase,po dhe të kishte “negociata”,mes dy palëve, pala më e dobët nuk mund të shtroj kushte,në këtë rast raporti i fuqisë politike Vjosa – Abdixhiku është në raport 3:1. Këso “pazari” nuk mund të ketë dhe është si një”perpetum mobile”,ngase elektorati nuk i takon Vjosës por e kundërta dhe kjo u mbetet konsekvente.Për çfarë do bisedojnë nuk do paragjykim.

Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës,duhët të tregoj konstruktivitet dhe se vërtet është parti institucionaliste,Grupi i saj Parlamentar duhët të j a p i votën për zgjedhjen e znj.Vjosa Osmani – Presidente të vendit,po nuk duan të japin votën sëpaku të marrin pjesë në proçesin e votimit në Kuvendin e Kosovës. Kjo, jo që do ta dëmtonte,por në të kundërt do ta madhëronte Lidhjen Demokratike të Kosovës.Me këtë do i këthehej besimi dhe prestigji i dëmtuar.Me zgjedhjen e Presidentes votuesit e sajë,që ishin të LDK dikur,do ua këthenin këtë në zgjedhjet lokale që do bëhen në tetor. 300200 vota për znj.Vjosa ishin për zgjedhjen e saj Presidente dhe këto mund t'i konvertohen në LDK me këthimin e elktoratit dhe simpatizantëve të zhgënjyer.

Pra, inatet dhe mëritë flakeni, po ia deshët të mirën Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po nuk e bëtë këtë, do ishte iracionale. Atëherë bejeni – qëndroni në Sallën e Kuvendit dhe merrni pjesë në votim.Bëjeni për LDK,bëjeni për shtetin.Bëjeni me vullnetin dhe vetëdijen tuaj,pa interferime. Kosova nuk ka komoditetin të shkoj në zgjedhje sërish të jashtzakonshme duke shkaktuar jostabilitet politik.Po nuk e bëtë këtë,nuk u duhët as ristrukturim e lere më reforma.

Bëjeni zonjën Vjosa Osmani Presidente,tani kur edhe po gëzon një mbështetje të fuqishme nga miqët tanë Evropian dhe aleati ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat