Kjo pritej edhe të ndodhë!

Opinione

Kjo pritej edhe të ndodhë!

Nga: Dibran Demaku Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:22
Dibran Demaku

Dje nisi jetën legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.U zgjodh kryesia e re e Kuvendit dhe u votua Qeveria Kurti ll.Si zakonisht partitë shqiptare opozitare(ato që për më shumë se njëzetë vite ishin në pushtet)PDK,LDK dhe AAK,nuk i votuan organet e reja të shtetit.

Përjashtim bëri vetëm Xhavit Haliti i PDK-së i cili ngriti dorën kur u votua kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.E bëri këtë veprim me vetëdije të plotë apo gabimisht,nuk dihet,por në prononcimin e tij para gazetarëve e tha se veprimin e tij e bëri veç për qejfin e vetë,duke thënë se „ne nuk duhet të bëjmë filma,sepse të zgjedhurit i kanë fituar zgjedhjet.

Vetëm për atë çfarë tha Xhaviti(Halitaj)nuk e thanë deputetët tjerë të PDK-së,LDK-së dhe AAK-të cilët qëndruan në sallën e Kuvendit,por me kokë poshtë e me duar të fshehura ndër gjunj nga frika se mos instiktivisht mund të ngritej dora dhe pastaj vaj halli për ta?!

Me votimin e kryesisë se Kuvendit dhe Qeverisë së re u krye vetëm gjysma e punës,ndërkaq gjysma tjetër ajo më e rëndësishmja(zgjedhja e kryetarit-res së shtetit)mbeti për më vonë.

Vetëm se zgjedhja e kryetarit-res së shtetit do të jetë punë më e vështirë,sepse kur të bëhet votimi,në sallën e Kuvendit duhet të jenë prezent së paku 80-të deputet,që në këtë konstalacion të forcave politke,vështirë se mund të sigurohen.Të tri partitë politike opozitare,PDK,LDK dhe AAK,nëpërmes të liderëve të tyre kanë deklaruar se kur të votohet për kryetarin-ren e shtetit,nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit?!

Dhe nëse ndodhë kjo,atëherë pozita e re qeverisëse nuk do të mund të zgjedh kryetarin-ren e shtetit dhe vendi do të shkojë në sërish në zgjedhje.Dhe gëzimi i të zgjedhurve të djeshëm në pushtetin e ri do të zgjasë shkurt,vetëm për disa ditë.

Shkuarja e sërishme në zgjedhje,përveq dëmeve materiale vendi do të ketë edhe dëme politike,sepse në arenën ndëkombëtare do të dërgojë imazhin si një shtet joserioz!

Që të mos ndodhë kjo,shpresohet se do të aktivizohen ambasadorët e vendeve mike në Prishtinë,e sidomos ambasadori i SHBA-ve,që t‘i bindë partitë politike opozitare shqiptare,PDK-në,LDK-në dhe AAK-në,që në ditën e votimit për kryetarin-en e shtetit të qëndrojnë në sallë?!

Kjo pritej dhe të ndodhë!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat