Kur e vështron nga ana e jashtme, duket se është i mbështjellë me një lëkurë gënjeshtari, e cila lëkurë më shumë ka rrena se qime.
Deri diku të krijon përshtypjen e një pseudo-njeri, i cili sa herë bie e qohet, sa herë shkruan e rrenë n'shpirt mbanë albanofobin.
Mbase shkëlqimi e rrenave të tij ngritët deri në shkallë racizmi kur i vejëron pamjen e fytyrës, veçanërisht përmasat e pseudo juristit dhe mini elokuencës për të trilluar rrena përtej çdo imagjinate njerëzore"
Projekt raportin e tij për tregti me organe njerëzore.
Po të analizosh me vëmendje metodat dhe mënyrën e trajtimit të procedurave në "zbulimin " e tij manipulimi me organe njerëzore të kujton aftësinë e një qenie mbi njerëzore për të krijuar imazhe imagjinare të cilat akoma nuk ka arrit mendja e njeriut të shëndosh as t'i shoh dhe as t'i kuptojë!
Pra, si është e mundur që një "rob" lufte të operohet në një shtëpi e cila jo vetëm gjatë luftës ,por edhe tani nuk është e përshtatshëm për një banim normal.
Eh, sipas protagonistit të një histerie rrenash në këtë kasollë qenkan "bërë" operacione të një niveli kaq të lartë mjekësor?!
Po ,sa herë është vizituar kjo kasollë nga Prokurorë të Tribunalit të Hagës për krime lufte pas trillimeve të këtij protagonisti rrenash .
Çka vërtetuan këta Prokurorë dhe ekspert ndërkombëtar për krime lufte, përveç rrena monstruoze të CARLLODELPONTËS, mikeshës të orkestrimeve ultranacionaliste serbe.
Po pse ky protagonist rrenash kur e vizitojë kasollen "spital" apo siç pohon vetë shtëpinë e verdh në Burrel të Shqipërisë u orvat tinëzisht që të nxjerrte nga automobili i tij eshtra njerëzish të shqiptarëve të cilët i kishte marrë nga varret masive në Serbi, për t'i hedhë në këtë kasollë si dëshmi materiale që të vërtetojë akuzat sa banale po aq të rrejshme dhe monstruoze në Projekt raportin e tij me të cilin e vuri në lajthim Parlamenti Europian për themelimin e një Gjykatë raciste monoetnike për gjykimin e vetëm shqiptarëve për një krim inekzistent i cili nuk u vërtetuar kurrë, e i cili kishte të bënte me njërin ndër krimet më tmerrshme të luftës siç është: Manipulimi dhe tregtimi me organe njerëzore në kohë lufte.
Euro deputeti zviceran Dick Marty, me gënjeshtrat në Projekt Raportin e tij për krime lufte të shqiptarëve: Manipulimi dhe tregtimi me organe njerëzore e ka fye një komb të terë, prandaj është e pa imagjinueshme se si Drejtësia Kosovare ka heshtë deri me tani dhe nuk e ka paditë Dick Marty, për një shpifje monstruoze me të cilën e ka demonizuar një komb të terë liridashës para opinionit ndërkombëtar.