Debate televizive

Opinione

Debate televizive

Nga: Genc Xerxa Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:04
Genc Xerxa

Nëse nga historiku vërejm apo shiqojm se si ne retrospektive ka evoluar komunikimi apo kontesti i saj, vërejm se qysh nga antika apo fillet e saj në shoqëritë e para komunikuese esenca apo thelbi nuk është se ka ndryshuar aq. Mund të jetë forma, qasja apo rrethanat më ndryshe të paraqitura  por mënyra për të arritur një vendim apo gjykim ka mbetur e njejtë. Forma garuese apo sfiduese në cilësinë e debatit mendohet që ka kushtimisht një histori të njejtë. Sot kemi mënyra të ndryshme të debatit nga ai direkt apo klasik në atë multimedial apo vizuel e deri tek ai virtual me ndihmën e rrjeteve sociale që po sfidojn kontekstin apo mënyrën klasike se si njerëzit i qasen komunikimit. Pra, teknologjia po edhe pandemia ka bërë të veten dhe tani po sfidon apo po formëson mënyrat e ndryshme se si njerëzit interaktohen shkëmbejnë informata apo diskutojn për ndonjë çështje të rëndësishme për ta, por imputi apo epilogu mbetet me të njejtin qëllim drejtë vërtetës së dëshiruar.

Përmendem mediat dhe rolin e tyre në diskutime apo debate që për ditët e sotme janë më se jetike, qoftë virtaule apo vizuele nëpërmes ekraneve televizive. Pra, njeriu nga debati në një hapsirë të hapur, fushor drejtuar masës apo bashkëbiseduesve kaloi ngadal në amfiteatër më zyrtarisht drejtuar publikut në interes të opinionit, qoftë formë artit apo politikës. Më vonë u krijua debati sikurse ai institucional përbernda ndërtesave zyrtare me kapacitete të theksuara socio-politike.

Mediat dhe zhvillimi i tyre thuhet se shkon krahas zhvillimit shoqëror, nivelit të vetëdijës, arsimimit dhe emancipimit kulturor. Pra nevojitet një stad i pregaditjës edukativo-arsimore krahas zhvillimit ekonomik dhe një ngritje të gjerë segmentesh që shkojn direkt apo indirekt me ato kapacitete të nivelit të zhvillimit të mirëmbarshëm të audiencës në masë. Nëse ka stagnim në gjitha këto premisa atëherë kjo direkt ndikon edhe në zhvillimin e mediave dhe targetimin e ndryshëm medial ndaj disa grupeve të caktuara apo të ngushta sociale. Pra nëse kemi laryshmi në gjithë këta faktorë kemi divergjenca apo dallime në thelb mes grupeve të ndryshme sociale, atëherë shpesh krijohen mediume që targetojn një profil apo kategori të caktuar të masës në shoqëri për të pasur ndikim.

Debatet tona televizive po tregojn nivelin tonë medial apo të komunikimit. Gjuha, argumenti, respekti i bashkëbiseduesit, kodi i mirrësjelljes, kultura etike apo higjiena mendore lënë shumë për të dëshiruar nivelin e arritjes apo zhvillimit normal debatues. Mediumet disa më shumë e disa më pak mundohen të imponohen dhe krijojn qëndrime në vend që të informojnë drejtë.

Vërejm debatin mes panelistëve kur janë të një niveli të njejtë reprezentativ dhe diskutojn për çështje të caktuara. Në rregull është ku secili mundohet të arsyetoj medimin e vet, vërehet mangësia e faktorëve të lartëpërmendur por kjo është ajo çfarë posedojm për momentin. Mund të përshtatet disi ky lloj debati me masën e gjerë, ai lloj kulture komunikimi  por jo edhe si tërësi reprezentuese, kur një pjesë bukur të mirë të strukturës sociale i bënë që ta injorojn atë formë debati nga mënyra e shprehjës, denigrimit, etiketimit, linçimit apo krijimit insiuatave të ndryshme e me qëllime të caktuara, duke dal shpesh nga tema kryesore e duke u marrë me personalitetin e bashkëbiseduesit në mungesë argumenti dhe banalizuar me çështjen.

Kam vërejt edhe kur debati bëhet mes një musafiri reprezentatues i një organizmi apo posti publik dhe panelistëve të përzgjedhur, që zakonisht janë gazetarë mos të them me mentalitet “thashethemxhiu” ku argumenti i tyre shpesh bazohet se si AI apo AJO çfarë tha, duke krijuar qëndrim në bazë të argumenteve selektive, të një lloj tifozllëku mediatik i përzgjedhjës argumentuese, jo gjithëpërfshirëse, mungesë dije apo informacioni adekuat. Asnjëherë duke u bazuar në fenomenin në fjalë, shkakun apo pasojën, shiqimin e çështjes në retrospektivë apo kronologjikisht i studiuar apo mbërthyer me argumente të bollshme në sqarimin e temës, bazuar në analitikën apo përpunimin e të dhënave, informatave që posedojnë, bashkangjiturë gjithnjë dijen dhe eksperincën e biseduesit me temën e caktuar. 

Debati vazhdon duke përdorur emra të përveçëm nga panelistët gjatë pyetjës duke haruar fenomenin dhe pikat kyqe drejtuar musafirit apo protagonisitit. Ato bëhen në atë mënyrë kur gazetari (panelisti) pyetjen e bënë duke elaboruar qëndrimin e tij, bazuar në çështje ad hoc të politikave ditore duke mos lënë protagonistin të shprehet dhe merr “të vërteten” apo percepcionin nga dora e parë, por gjithnjë duke e shpier me gjykimin e tij atje me qëllim që ti bëhet pyetje të tipit të mbyllur, pra duke ndruar premisat, paradigmat e zhvendosur debatin në nivel digresiv, shmangur thelbit, krijuar presion për tu përgjigjur “thjeshtë në një pyetje të thjeshtë”. Debat ku shpesh duket se ndrohen rolet. Aty ku panelistët po krijojn qëndrime apo gjykime “në mungesë informatash zyrtare” nga pamundësia e shprehjes së musafirit për të sqaruar temën për çka është ftuar. Pra panelistët bëhen burim informatash ndërsa musafiri për atë se për çfarë është ftuar në cilësin e tij, dëgjon percepcione të ndryshme që fabrikohen aty për aty “në emër të tij”.

Ndodh që edhe bashkëbiseduesi di tu shmanget pyetjeve dhe drejton debatin aty ku ai vendos ta shpie për mos të jap informacione  atëherë kur zinet ngushtë nga pyetjet direkte për të zbuluar një të vërtetë, që mundohet ti fshihet opinionit, “për të shpëtuar lëkurën e vet”, e që duhej të ishte gjithnjë në interes të publikut apo transparencës së nevojshme.

E vërteta, percepcioni, qëndrimi apo edhe konspiracioni ndonjëherë mund të jenë tipare të debatit diku më shumë e diku më pak. Nga përshtypjet qe kemi tek ne me këtë formë komunikimi të kontaminuar mediatik skajshmërisht, në disa raste edhe iracional, nuk na mbetet tjetër vetëm që institucionet komisionare mediatike të ndikojn që fjala publike dhe etika mediatike të vi në vend njëherë e përgjithmonë, jo për interesa të ngushta klanore apo në servis të atyre që i financojnë mediat por gjithnjë në misionit të shenjtë në shërbim drejtë publikut dhe afirmimit social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat