Disa sqarime rreth stadardeve politike-demokratike, me theks zgjedhja e presidentit

Opinione

Disa sqarime rreth stadardeve politike-demokratike, me theks zgjedhja e presidentit

Nga: Luan Mehmetaj Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:10
Luan Mehmetaj

Presidenti nuk është pushtet. Askush, asnjë parti, asnjë subjekt dhe asnjë person nuk e fiton mandatin (mandatarin) nga zgjedhjet popullore për ta propozuar apo zgjedhë presidentin e shtetit. Janë 120 deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese, politike ta zgjedhin presidentin e shtetit. Dallimi mes zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, kryeministrit dhe presidentit qëndron këtu. Për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, normat kushtetuese e kanë përcaktuar se propozimi për kryetar kuvendi i takon vetëm grupit më të madh parlamentar të dal nga zgjedhjet popullore.

Poashtu, mandatin për formimin e qeverisë e merr partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve. Ndërsa, për presidentin askush nuk e ka këtë mandat, sepse nuk është pushtet, nuk i takon subjektit politik, nuk përfaqëson asnjë subjekt politik dhe nuk e merr mandatin nga zgjedhjet popullore. President mund të propozohet (zgjidhet) çdo qytetar i Republikës së Kosovës (shih kushtet për kandidim) me pëlqimin e 30 nënshkrimeve të te gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës, respektivisht nënshtrimit të procesit të votimit (shih kushtetutën).

Andaj, askush s'mund ta merr ketë të drejtë mbi presidentin, as Vjosa Osmani, as VV-ja që ka fituar 58 mandate dhe askush s'mund ta përjashtojë vetën nga përgjegjësia si Ramush Haradinaj që nuk i intereson me se a zgjidhet a nuk zgjidhet presidenti dhe vendi futet në një kaos kushtetues, as LDK-ja që thotë se s'është detyrë e jona t'i formojmë institucionet, duke e ngatërruar presidentin me dy pushtetet e tjera (legjislativ/ekzekutiv) e as PDK-ja që thotë ne jemi opozitë.

Pra, standardi demokratik-politik, sistemi kushtetues, sjellja dhe kultura demokratike politike në vendin tonë thonë: Detyrë dhe përgjegjësi për zgjedhjen e presidentit të shtetit e kanë 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat