E nderuar kryesi e LDK-së me Abdixhikun në krye, ju jeni të dëshmuar si ndërtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, gjithmonë me konstruktivitetin tuaj politikë e të logjikshëm keni ditur të nxjerrni institucionet e Kosovës nga situatat e veshtira shtetërore e jeni bërë shpëtimtarë të Republikës së Kosovës.
Veproni ashtu sikurse ju ka hije për të mirën e Kosovës, është e paimagjinueshme që ju si parti institucionale të mos ia bëni Vjosa Osmanit kuorumin për t'u bërë presidente e Kosovës.
Edhe pse jeni parti opozitare, në këtë rast bëhuni zemërgjerë e votoni Vjosa Osmanin për të mirën e Kosovës, tregoni Albin Kurtit e qytetarëve se LDK-ja ka humbur zgjedhjet parlamentare, po shpëtimi i Kosovës varet nga LDK-ja e jo nga Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Problemin e presidentit të shtetin zgjidhnia sa më shpejt e pastaj bëhuni opozitë e pakompromisë ndaj Qeverisë së Kurtit.
Inatet politike më shumë do ju dëmtojnë, siç ju dëmtuan Isa Mustafa e Agim Veliu, inatet e mëparshme politike ndaj Vjosa Osmanit ktheni në mençuri e urtësi politike se do ju bëjnë mirë gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, LDK-ja do bëhet shpëtimtare e Republikës së Kosovës.