“Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën" tha Abdixhiku në lidhje me cështjenqë ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës .
Nuk ka nevojë për shumë koment pasi kjo deklaratë e kryetarit të ri të LDK-së z. Abdixhiku gëzon mirënjohjen dhe respektin më të lartë publik, si një ndërmarrje politike e përgjegjshmërie të lartë kombëtare të LDK-së, e cila domosdoshmërisht premton shumë si dhe kthen reputacionin, besimin e shpresën te qytetaret se tashmë LDK është një forcë politike serioze , politika e së cilës është mbi interesat e ngushta personale dhe politiko-partiake, dhe që mbi të gjitha ka Kosovën dhe funksionimin e shtetit , shoqërisë dhe të ligjit demokratik.
Pra LDK sot, tani, është në anën e duhur të historisë e të demokracisë pasi ka zgjedhur demokracinë, stabilitetin , konsensusin , funksionimin dhe legjitimitetin demokratik, proceduralizmin konstitucional dhe ngritjen e institucioneve të cilat janë shtyllat e shtetit demokratik.
Më cudit fakti se si ky Naser Rugova “ këshillon” Abdixhikun që mos u merr me Vjosën por merru me shtëpinë e vet. Por i themi këtij farë “keshilltari”, se Abdixhiku, Vjosa dhe shqiptarët e vertetë shtëpi të veten kanë Kosovën të parën e pastaj politikën e partinë, apo ky Naseri e ka shfrytëzu postin e deputetit e LDK-në për interesa vetem të shtëpisë së vet! Ata të cilët kundërshtojnë vendimin e strukturave të partisë për interesa personale e inate ata nuk kanë se cfarë i duhen as LDK-së e as Kosovës. Pra LDK-ja duhet të vazhdojë me VETING-un se paska akoma skorje e baltovina politike.