Një shprehje gjermane thotë: “Der Mann denkt und das Gott lenkt” (Njeriu mendon, Zoti vendos)!
Vërtetësinë e kësaj shprehje gjermane, që janë një kulturë me shumë mendim dhe filozofi e vërteton fotoja sot me Harris Murana, Kryetar i Shoqatës Kombëtare Antikomuniste 2 Prill 1991.
Gadi 30 vjet përpara më 1.Prill. 1991 ne mengjez, Harris e takova tek dera e Shkollës artistike “Prenkë Jakova”, dhe e pyeta ku po shkon?! U përgjigj në demostratë!
(Një natë përpara më 1.Prill. 1991, kishim qëndruar deri nga ora 21:00 para Ish-Komitetit të Partisë me miqtë muzikantë).
Mbas reth 30 minuta kur mbërrita para Ish-komitetit të PPSH-së, më thanë që Harris u plagos!
Më erdhi shumë keq, për një nxënës tonin që studionte për Trombon dhe ishte një djalë me vlera intelektuale, mbasi fliste italisht shumë mirë!
Harris Murana ishte nxënësi (adolshenti) i parë në Shkodër, që ka hedhur trakte në vitet 90-të në Shkollën artistike, kundër ish-regjimit komunist dhe Ramiz Alisë.
Formimi i tij intelektual dhe politik, pavarësisht se ishte në maturë nuk e duronte ish-ideologjinë komuniste.
Sot bëmë një foto me Harris, mbasi ndodhet në Shkodër për përkujtimin e demostratës antikomuniste të 2 Prillit 1991!
Mirënjohje dhe lavdi 4 Dëshmorëve të 2 Prillit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe të gjithë të rinjve shkodranë të plagosur në këtë demostratë!
Njeriu mendon, Zoti vendos!
Shkoder 1.4.2021