Janë shumë simptomatike sjelljet e Edi Ramës në kohën e fushatës para zgjedhjeve nacionale dhe, “ paternalizmi “ i tij, mu tani ndaj Kosovës.
Kosova, njëherë duhet ta përfundojë ciklin e zgjedhjeve të organeve shtetërore, në rastin konkret, zgjedhja e presidentit/tës, e pastaj, të ulët dhe të mendojë sadopak pa nguti së cilat janë prioritetet e tij.
Ani pse ai i shfaqi në ditën e zgjedhjes për Kryeministër, megjithatë, dinamika dhe prioritetet mund të ndryshojnë konform politikës amerikane nëse arrihet ndonjë kolaudim dhe afrim që, çështja e dialogut të avancojë në prioritetet e politikës kosovare.
Në rëndë të parë, për Kosovën, prioritet është zgjedja e Presidentit/tës, që të krijohet një unitet në qendrime për sa i përketë politikës së jashtme, ku rrolin kryesor e ka Presidenti i vendit ku në bashkëveprim më Kryeministrin e deklarojnë politikën zyrtare të shtetit.
Pres mirëkuptim nga SHBA-t dhe BË, posaqërishtë nga shtetet e Kuintit, më theks të veçantë, Gjermani, Francë dhe Angli.
Ajo që më së shumti duhet të jetë brengosëse për udhëheqjen e sapo zgjedhur kosovare së, pse mu tani u riaktivizua Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe, atë nga shtetet që ishin shumë të interesuara në kohën e ish Presidentit Thaçi e që kanë të bëjnë, më iniciativat e treshes, Vuçiç, Thaçi, Rama, ku në bisedimet e tyre më shumë të fshehta se sa publike, çështja e korrigjimit të kufijve ku, Kosova lihej anësh në esencë përderisa , formalisht diku figuronte si partnere.
Kjo, më së shumti u vërejt më iniciativën e Minishengenit, ku në një mënyrë Kosova u anashkalua.
Në këtë proces, Vuçiç dhe Rama, pa e përmendur Kosovën si shtet të pavarur, kalimthi vetëm sa ceket, pa një rrol të cilin i takon, posaçërisht ku shumë marrëveshje praktike duheshin të zbatoheshin në territorin e Kosovës por, pa Kosovën si shtet sovran.
Tani, Edi Rama shprehet së ishte dhe është “ partner”, duke harruar rrolin e tij themelor në trinomin, Vuçiç, Rama, Thaçi ku bëhej fjalë për korrigjim kufijsh, i cili, po të realizohej, nuk e dijë së në çfarë situate do të gjendej Kosova kur, Presidenti Trump më të dërguarin e tij special për bisedimet Kosovë- Serbi, zotin Grenell, gati sa nuk e mor formën përfundimtare.
Për opinionin kosovar por edhe për miqtë tanë evro-amerikan, pozicioni i Francës ndaj Kosovës, gjithnjë ka qenë në favor të Serbisë, si mike tradicionale bashkë më Rusinë, që u vërtetua gjatë gjithë periudhës së të ashtuquajturave bisedime që, dorën në zëmër, sado që kemi ankesa në këto anime, së pari duhet analizuar qëndrimet dhe veprimet e ish presidentit Thaçi të cilit ia lanë në dorë çështjën e dialogut, ndërkohë që shumë gjëra i bëri, jashtë dijenisë së organeve kompetente të Republikës së Kosovës.
Assesi nuk mund të harrohet insistimi i Francës që, trupat e kontingjentit të saje në kuadër të NATO-se, të vendosen në veri që, për qëllim e kishin, ndarjen e Kosovës.
Kryeministrit, Edi Rama, nuk ia kamë besimin për shumë arsye, e ndër të tjera, përzërja e tij e pa ftuar e e paautorizuar nga organet shtetërore të Kosovës, të përzihet në çështjet e brendshme dhe të jashtme, posaçërisht kur ai është në fazën e fushatës elektorale i cili, është në gjendje të bëjë veprime të dëmshme, jo vetëm për Shqipërinë por, posaçërisht për Kosovën në kohën kur zgjedhjet për të parin/en e vendit ende janë fazën përfundimtare.
Mos të tregohem malicioz por, gatishmëria për të ndihmuar rreth vaksinimit të personelit mjekësor të Kosovës, gatishmëria për të siguruar vaksina për qytetarët e Kosovës në mungesë për ato të Shqipërisë, më gjithë mirënjohjen për një gjest human dhe kujdesin e treguar, megjithatë, kamë frikën së, po merr konotacione për përfitime poenësh, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke treguar së, ky mund të jetë personi- “ partner i duhur” kur t’i kërkohet, qoftë në politikën e brendshme ashtu edhe atë ndërkombëtare.
Po mi ngjan më atë të ish Presidentit Donald Trump i cili, në kohën e fushatës zgjedhore në SHBA-t, ishte në gjendje të organizonte dhe “ ti zgjidhte shumë probleme” vetëm që ato ti kalkulojë mirë e sigurt në zakontën e tij politike për t’ua shitur popullit amerikan si sukses të tij, çka edhe të konkurronte për çmimin “ Nobel”.
Është një përvojë e hidhur e cila, përsëri falë mikut tonë Amerikës dhe njerëzve të sajë të përkushtuar që ta ruaj demokracinë, respektin, kujdesin dhe rrolin të cilin e ka marrë posaçërisht për Kosovën, e ndalojë më të keqën,
Ndarjen e Kosovës, edhe pse e njohur ndërkombëtarishtë më shumë së gjysma e shteteve të botës më kufij ekzistues të vitit 1974, respektivisht të vitit 2008 pas shpalljes së pavarësisë.
Në vitin 1876 , shkrimtari August Shenoa, e shkroi romanin, “ Cuvaj se Senjske ruke”( Kujdesë nga duartë e Senjës), që për qëllim e kishte për ta shpjeguar se, mashtrimi dhe tradhtia, shkojnë së bashku.
Prandaj, artikulli i sotit në “Bota sot”, “ Kurthi kundër Albinit/ “ Kujdes kryeministër më Emanuel Macronin dhe Edi Ramën” më bëri përshtypje deri të frika e skenarëve ogurzeze ndaj Kosovës.
Populli e ka një thënie “ hiqma tutën, po ta fali atin”.